Çfarë do të ndodhte nëse nuk do ngriheshit nga shtrati

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do ngriheshit nga shtrati


Njerëzit kalojnë kohë në shtrat të dielave, ose kur janë sëmurë. Por, nëse nuk filloni të lëvizni pas rreth 24 orësh, një nga organet e para që do të ndryshojnë janë mushkëritë tuaja. Graviteti nuk i tërheq poshtë në pozicionin e tyre normal, kështu që pjesa e poshtme e mushkërive tuaja do të shtypen. Do të jetë e vështirë që mukusi të kalojë nëpër kanalet e shtypura të mushkërive dhe bllokimi mund të sjellë infeksion të mushkërive, deri në pneumoni. Kjo është arsyeja pse mjekët u kërkojnë njerëzve në regjim shtrati të kolliten herë pas here.

Lexo: Shkenca ju tregon, sa orë gjumë ju nevojitet sipas moshës

Në një javë, problemet tuaja vetëm përkeqësohen. Muskujt dhe kockat tuaja ndihmojnë në mbështetjen e peshës tuaj në gravitetit. Por, kur jeni duke pushuar, ato nuk funksionojnë. Për çdo javë në shtrat, humbisni rreth 1% të densitetit të kockave, duke i bërë kockat tuaja më të brishta dhe të lehta për t’u thyer. Kjo është arsyeja pse astronautët, të cilët shpesh shkojnë me muaj pa gravitet, stërviten për të paktën dy orë në ditë dhe ngarkohen me kalcium.

Në të njëjtën javë, ju gjithashtu humbni 1% të masës tuaj të muskujve, veçanërisht në kofshët, prapanicën dhe shpatullat, të cilat nuk i përdorni më. Tani, normalisht, ata muskuj do të thithnin sheqer nga gjaku juaj për të siguruar energji, por pas vetëm 10 ditësh pushimi në shtrat, ky proces ngadalësohet. Rezultati? I gjithë ai sheqer i papërdorur mund të grumbullohet në venat tuaja të gjakut dhe të çojë në diabetin e tipit 2.

Në javën e dytë, mund të fillojnë të zhvillohen sëmundjet e ulcerës, të quajtura “bedsores”. Këto formohen kur pjesët kockore të trupit tuaj, si ijet, boshti i këmbës dhe kyçi i këmbës, shtypen në të njëjtin vend për një kohë të gjatë. Presioni i vazhdueshëm bllokon rrjedhën e gjakut, duke vrarë qelizat tuaja të lëkurës.

Ndërkohë, muskujt harxhohen më shpejt se kurrë. Pas vetëm dy javësh, ju keni humbur 10% të masës së muskujve tuaj. Dhe kjo shkakton një problem të ri, sepse sa më pak muskuj të keni, aq më pak oksigjen dhe rrjedhimisht më pak oksigjen në ushqimin e venave të gjakut.

Kështu që, pas një muaji në shtrat, zemra juaj pompon 30% më pak gjak për rrahje. Dhe me më pak oksigjen që qarkullon nëpër trupin tuaj, ndjeheni më të lodhur, edhe pse keni pushuar.

Dhe nëse nuk ngriheni shpejt, do të bëhet edhe më e vështirë që të ngriheni përsëri. Sepse në gjashtë muaj deri brenda një viti, shumica e muskujve tuaj janë tretur. Kockat tuaja bëhen shumë të dobëta dhe të brishta për të mbajtur peshën dhe zemra juaj nuk është aq e fortë sa të bëjë shumë punë.

Ndërkohë, truri juaj nuk është i lumtur. Në fund të fundit, ju keni ngecur në të njëjtën dhomë me muaj, ndeshur me të njëjtat mure, tavan. Pra, e njëjta përvojë ditë pas dite. Aspak e mirë për shëndetin mendor. Një studim i grave shtatzëna zbuloi se pushimi në shtrat rriti rrezikun e tyre nga ankthi dhe depresioni dhe disa gra raportuan se ndiheshin të izoluara, jashtë kontrollit dhe të burgosura.

Lexo: ÇFARË BËJNË NJERËZIT E SUKSESSHËM PËR NJË GJUMË TË SHËNDETSHËM?

Pra, JO! Një vit pushimi i pandërprerë në shtrat nuk është parajsa relaksuese që të gjithë do të ëndërronim. Kjo është pikërisht arsyeja pse mjekët synojnë që pacientët e tyre të ecin sa më shpejt të jetë e mundur. Personeli mjekësor i inkurajonë ata të bëjnë ushtrime në shtrat për të nxitur zemrën dhe muskujt.

Ndaj kujtojeni: Nuk ka asgjë të keqe të tregoheni dembelë një mëngjes të diele, për sa kohë ngriheni dhe lëvizni me vrull  të hënën.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0