10 vende fantastike për të kaluar vjeshtën 2019

10 vende fantastike për të kaluar vjeshtën 2019


Fundi i verës nuk do të thotë fundi i argëtimit tuaj. Disa njerëz mendojnë se sezoni më i mirë për udhëtime është pikërisht ky, vjeshta. Ja cilat janë 10 vendet më të mira për t’u vizituar në vjeshtën e 2019-ës dhe se çfarë të bëni në këto vende.

Mynih, Gjermani: Festa e Birrës

Nëse do të vizitoni Mynih-un, do të keni rastin të shijoni Festën e Birrës, e cila fillon më 21 Shtator deri në 6 Tetor 2019. Ajo mirëpret çdo vit miliona turistë, për të shijuar birrën e saj. Ky festival është festivali folklorik më i madh në botë. Njerëzit konsumojnë tonelata birrë gjatë kësaj feste. Organizatorët e festivalit thonë se në këtë periudhë është shumë më mirë të përdorësh transportin publik sesa një makinë personale.

British Columbia, Kanada: Vëzhgimi i ariut të murrmë

British Columbia, ofron për turistët e vjeshtës vëzhgimin e ariut të murrmë. Nga fundi i Gushtit deri në fillim të Tetorit, janë edhe disa vende të cilat ofrojnë një ushqim të shijshëm dhe pamje mbresëlënëse, ku arinjtë migratorë bashkohen me një pjesë të madhe të popullsisë dhe dhurojnë shfaqje për ta. E vendosur në lumin Chilko, kampi i izoluar me çadra i ndërtuar rreth një shtëpize autentike të viteve 1950 ofron një “luks fshataresk” dhe dhuron shfaqjet spektakolare të ariut.

Lexo: Lumi i Shalës, destinacioni që nuk duhet humbur

ABC-të e Karaibeve

Plazhet me rërë të Karaibeve dhe ujërat e kaltër, mund të bëjnë që ishujt e tjerë të duken pothuajse të zymtë. Në vjeshtë, numri i vizitorëve nuk është shumë i lartë dhe çmimet që ofrohen janë shumë të favorshme. Bëni pak kujdes nëse zgjidhni këtë vend. Shikoni parashikimet e motit pasi kjo zonë njihet për uragane. Por nëse koha do t’ju premtojë, ju do të kaloni një vjeshtë të mrekullueshme. Ishujt ABC – Aruba, Bonaire dhe Curaçao – janë afër Amerikës së Jugut dhe janë zona që preken shpesh nga uraganët. Nëse do të zgjidhni t’i vizitoni, përveç pamjes piktoreske do të shijoni edhe gatimet e tyre tradicionale.

Moskë, Rusi: Të shikosh gjethet

Nëse do të kaloni vjeshtën në Moskë, do të keni fatin të shikoni spektaklin e rënies së gjetheve që të ofron ky vend. Një numër i pasurive të mëparshme mbretërore janë shndërruar në parqe të mëdha publike. Moska njihet edhe si vendi që ka një ndërthurje spektakolare të ngjyrave. Kolomenskoye, një pasuri prej 390 hektarësh në brigjet e lumit Moskva, është një tjetër vend piktoresk, që nëse shkoni në Moskë nuk duhet lënë pa vizituar.

Kili: Kapni fundin e sezonit të skive

Mos harroni, stinët janë përmbysur në hemisferën Jugore. Shkoni në Kili dhe shijoni sezonin e fundit të skive pasi atje tani ekuinoksi i Shtatorit sjell pranverën. Në vendpushimin Portillo në Andet e Kilit, do të gjeni çmime shumë të favorshme për të kaluar një vjeshtë të këndshme. Edhe një qëndrim 3-4 ditë, do t’ju vlejë.

India: Diwali, Festivali i Dritës

Diwali është festivali i dritave hindu. Ky është festivali më i madh dhe më spektakolar i Indisë. Ky festival mbledh miliona njerëz që marrin pjesë në festën e zjarrit dhe bëjnë lutje. Kjo ngjan më shumë si një festë. Në Varanasi, ekspozitat e mrekullueshme të fishekzjarrëve shpërthejnë mbi Ganges. Në “qytetin rozë” të Jaipur në Rajasthan, ka tregje të bukura për t’u eksploruar.

Malawi: Festivali muzikor “Liqeni i Yjeve”

Pjesërisht i frymëzuar nga Glastonbury Festival, Liqeni i Yjeve i Malavi mund të mos mbledhë emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, por është një destinacion i këndshëm për t’u eksploruar. Ky festival synon të bëhet një nga ngjarjet më të nxehta muzikore të Afrikës. DJ-të janë “gjaku” i Liqenit të Yjeve, por kryefjala e vërtetë është vendodhja, një vijë bregdetare e mbushur me palma dhe qielli plot me yje.

Shtetet e Bashkuara: Sezoni i futbollit

Nuk ka dyshim që fillimi i sezonit të futbollit në vjeshtë në Amerikë i bën të gjithë bashkë. Ky sezon rezervon shumë ndeshje për të gjithë të apasionuarit pas futbollit amerikan, ndaj mos e humbisni destinacionin tuaj të vjeshtës.

Lexo: Destinacionet që duhet të vizitoni gjatë Shtatorit, mes tyre “Bjeshkët e Namuna”

Ishujt Kajman: Java e festivalit të piratëve

Muzikë live, valle në rrugë, ngjarje sportive, fishekzjarre dhe më e mira nga të gjitha, ironizimi me pushtimet pirate! Ishujt e bukur të Kajmanit, janë në jug të Kubës dhe në perëndim të Xhamajkës. Java e Festivalit të Piratëve  zhvillohet në disa data të ndryshme dhe ju nuk duhet ta humbisni këtë destinacion.

Melburn, Australi: Garat me kuaj

Melburni njihet edhe si “qyteti më i gjallë”. Kultura e vendit dhe argëtimet që mund të provoni këtu janë një atraksion për turistët. Një nga ngjarjet për të cilën ju duhet ta vizitoni këtë vend, është “Kupa e Melburnit”, gara më prestigjioze me kuaj në Australi. Gjithashtu mund të shijoni edhe ngjarje të tjera që ndodhin atje, si p.sh. ahengje të ndryshme që organizohen.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0