Destinacionet që duhet të vizitoni gjatë muajit Shtator, mes tyre "Bjeshkët e Namuna"

Destinacionet që duhet të vizitoni gjatë Shtatorit, mes tyre “Bjeshkët e Namuna”


Bjeshkët e Namuna janë përzgjedhur nga revista britanike Evening Standard, si një nga destinacionet e bukura që duhet të vizitoni gjatë muajit Shtator.

Në hemisferën veriore, shtatori është një nga muajt më të mirë për të udhëtuar.

Shkolla nis, që do të thotë se destinacionet familjare europiane do të kenë më pak turistë, por moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.

Nuk është një muaj festash, ndaj dhe fluturimet mund t’i gjeni me çmime më të lira.

1. ‘Malet e mallkuara’, Shqipëri

Bjeshkët e Namuna të njohura ndryshe si ‘Malet e mallkuara’, janë bërë të famshme si destinacion këto vitet e fundit dhe për një arsye të mirë, pamja është mahnitëse. Shkoni në Shtator dhe moti do të jetë i ngrohtë. Përgatituni për të ngjitur në këmbë rrugën midis Valbonës dhe Thethit, para se të vizitoni dhe Rivierën Shqiptare.

Pas Bjeshkëve të Namuna renditet Mynih, Gjermani, Chefchaouen, Marok, Siçili, Itali, Buenos Aires, Argjentina, Vis, Kroaci, Lake District, Mbretëri e Bashkuar, Bora Bora, French Polynesia, Santorini, Greqi, Pekin, Kina.

/Standard

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0