Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni biznesin tuaj me përkrahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
Startup-et që do të fitojnë të drejtën për t’u bërë pjesë e inkubatorit, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:
● Hapësirë prej 2,500 m² në qendër të Prishtinës
● Deri në 5,000 euro grante fillestare për idetë/ekipet e përzgjedhura
● Konsulencë, mentorim dhe promovim të vazhdueshëm
● Qasje në rrjete të investitorëve vendorë e ndërkombëtarë
● Pjesëmarrje në konferenca vendore & ndërkombëtare, panaire dhe B2B
● Zyrë moderne me infrastrukturën përkatëse dhe akses 24/7
● Trajnime & workshop-e profesionale (startup bootcamp) për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të biznesit
● Shërbime nga Amazon Web Service në vlerë 5,000 dollarë
● Shërbime nga Microsoft BizSpark
● Shërbime nga Sendgrid
● Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK
● Lidhje punëdhënës – punëkërkues
● Qasje në rrjetin e investitorëve ëngjëj (Angel Club)
Personat që kanë ide për startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 10 Tetor 2019. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se dy vjet. Pjesë e kësaj thirrje është edhe programi FALAS pesë-ditor “Founder’s Bootcamp” për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, prezantimit, komunikimit, gjuhës së trupit, Business Model Canvas dhe “Lean Menaxhment”.
Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar online, klikoni www.ickosovo.com.
Thirrja e 20-të për ide biznesi mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ Kosova, Zyra e BE-së në Kosovë dhe European Fund for Southeast Europe (EFSE).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.