Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

Thuhet se kreativiteti luan një rol të vogël në përcaktimin e suksesit të karrierës. Pikërisht për këtë arsye e përmendim kaq shumë. Të mendosh jashtë kutisë është diçka që nuk ju pëlqen shumë drejtuesve që duan të luajnë një lojë të sigurt dhe duan të arrijnë rezultate pa i hapur shumë “flatrat”.

Nga hulumtime të ndryshme lidhur me cilësitë pozitive, si inteligjenca emocionale, empatia dhe ambicia edhe ato kanë disavantazhet e tyre.

Kjo është një listë e shkurtër që shpjegon pse nuk mund të jesh më i suksesshëm nëse je kreativ, bazuar në disa kërkime të shkencës.

Lexo edhe:Si mund të siguroheni që biznesi juaj do t’i mbijetojë çdo gjëje? Provoni këto 3 strategji të provuara

  1. Ju mërziteni shpejt sidomos me rutinën dhe punët që përsëriten

Edhe pse kjo mund të duket si diçka që ju ndodh të gjithëve, në fakt njerëzit kreativ bien më shpejt në këtë kategori. Hapja ndaj eksperiencave të rea është karakteristikë e njerëzve me kreativitet të lartë. Ata mërziten dhe me mjedisin e punës dhe përsëritja i bën të ndihen të kontrolluar, të parashikueshëm.

  1. Mendja juaj është kuriozë dhe ju përpiqeni të fokusoheni vetëm në një detyrë për shumë gjatë

Mendjet kreative kanë tendencën të përshtaten në mënyra të ndryshme, duke kaluar nga një mendim në një tjetër. Ata përhumben gjatë mbledhjeve dhe të tjerët e kanë të vështirë të ndjekin rrjedhën e mendimeve të tyre.

  1. E adhuroni ideimin, por urreni ekzekutimin

Inovacioni është aplikimi praktik i kreativitetit. Ndodh gjithmonë si rezultat i ekipeve që punojnë së bashku për të kthyer idetë në një produkt actual apo shërbime. Për këtë arsye shumë mendje kreative nuk mund të prodhojnë diçka innovative së bashku. Nëse ju pëlqen të prodhoni po jo të implementoni ide, atëherë bashkohuni me njerëz të tjerë që mund ta bëjnë këtë punë dhe kështu do të merrni rezultate. Në fakt, mungesa e ideve kreative nuk është arsyeja pse shumë kompani e kanë të vështirë të ecin para. Është mungesa e aftësisë për t’i shndërruar këto ide në risi dhe njerëzit kreativ nuk flasin asnjëherë për këtë sfidë.

  1. Keni probleme me autoritetin. Nuk ju pëlqen t’ju thonë ç’duhet të bëni

Njësoj si çdo aftësi tjetër, kreativiteti bashkë-ekziston me sjelljet e ndryshme të njeriut. Ajo çfarë i bën rebelët e talentuar të veçantë është se ata e kanë të vështirë t’i binden rregullave.

Sa më pak frymëzues të jetë realiteti, aq më shumë sjellje të ngrysura kanë ata, sidomos kur ju thuhet çfarë duhet të bëjnë. Por për të kaluar disa faza në jetë ose për të patur sukses, duhet të pajtoheni edhe me gjëra që nuk keni dëshirë t’i bëni.

  1. Ju keni tendencën të lartësoni aftësitë tuaja

Jo të gjithë njerëzit kreativë kanë shumë vetëbesim apo janë arrogantë, por ata kanë tendenca narcistike. Nëse i pëlqeni aq shumë idetë tuaja sa idetë e njerëzve të tjerë ju duken pavlerë dhe mendoni se nuk po merrni vlerësimin e duhur, apo shefi po injoron sugjerimet tuaja, lajmi i keq është se ky mund të jeni ju.

Kjo është një arsye pse shumë njerëz të paaftë bëhen drejtues, sepse ata nuk janë të ndërgjegjshëm për limitet e tyre. vetëvlerësimi mund t’i shtyjë njerëzit të bëjnë gabime, i bën më imunë ndaj komenteve dhe kur të tjerët të kuptojnë se nuk jeni aq i mirë sa mendoni, ju do të kosideroheni si arrogant dhe i padurueshëm.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0