Konfindustria: Afati i vendosur për sistemin e mbifaturimit është i pa mjaftueshëm

Konfindustria: Afati i vendosur për sistemin e mbifaturimit është i pa mjaftueshëm


Në një deklaratë për mediat, Konfindustria thekson se mbështet nismën ligjore për vendosjen e sistemit të faturimit elektronik për bizneset.

Por, për Konfindustrinë është i pa pranueshëm, është afati i shkurtër kohor lënë në dispozicion.

“Afati i fillimit të zbatimit të tij të parashikuar në 1 janar të vitit 2020, është i pamjaftueshëm për të garantuar sukses. Bizneseve u duhet dhënë mundësia, që përveç kohës  së detyrueshme për ripërshtatjen me sistemin e ri të faturimit elektronik, të njohin paraprakisht në mënyrë të hollësishme sistemin. Përvoja e mëparshme me vendet demokratike kanë treguar  se hyrja në fuqi e ligjit nuk mund të  jetë  më  pak sesa 1 vit afat kohor nga miratimi. Në rast të  kundërt, përvec vënies në  dyshim të  suksesit të  shpresuar, nisma ligjore prek drejtpërdrejt seriozitetin e shtetit shqiptar para investitorëve dhe tregjeve ndërkombëtare financiare në afatgjatë”.

Lexo: Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave ekonomike në vend

Konfindustria shpreh shqetësimin për miratimin me nxitim në Këshillin e Ministrave të një projektligji kaq të rëndësishëm për ekonominë kombëtare në afatgjatë, pa dhënë mundësi njohje paraprake dhe këshillimi me palët e interesuara. Shpresohet, që sistemi i ri i faturimit elektronik të mos ketë lidhje me dhënien në koncesion privat dhe/ose PPP të TVSH/tatimit mbi vlerën e shtuar të kundërshtuar nga FMN disa vite më  parë.

Konfindustria vlerëson, se projekt ligji përkatës i miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave, për vecoritë dhe ndikimin e ndjeshëm, që do të sjelli në jetën ekonomike të vendit, buxhetin e shtetit dhe aktivitetin e bizneseve, duhet të shoqërohet detyrimisht me të gjitha aktet nënligjore të nevojshme të zbatimit në praktikë, që sot mungojnë pothuaj krejtësisht. Vlerësimi kosto-përfitim financiar, që do të sjellë mënyra e re faturimit për ekonominë kombëtare në tërësi dhe për kategoritë e bizneseve në vecanti, kryesisht për biznesin e ashtuquajtur të “vogël”, është tjetër mungesë e papranueshme në relacionin shoqërues të projektligjit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0