Apple dhuron 1 milion dollarë shpërblim për ata që mund ta hakerojnë një iPhone - Business Magazine Albania

Apple dhuron 1 milion dollarë shpërblim për ata që mund ta hakerojnë një iPhone


Apple ka rritur në mënyrë masive shumën që u ofron hakerave për gjetjen e dobësive në iPhone dhe Mac, deri në 1 milion dollarë. Deri më tani kjo është oferta më e lartë nga një kompani e madhe e teknologjisë.

1 milion dollarë do të shkojnë për studiuesit që mund ta hakerojnë pjesën kryesore të iOS. 500,000 dollarë të tjerë do t’u jepen atyre që mund të gjejnë një “sulm në rrjet që nuk kërkon ndonjë ndërveprim nga përdoruesi.” Ekziston gjithashtu një shpërblim prej 50% për hakerat që mund të gjejnë dobësi në softuer përpara se të bëhet lançimi i softuerit.

Apple po i rrit këto shpërblime përballë një tregu gjithnjë e më të dobishëm, ku hakerat u shesin të njëjtin informacion qeverive për shuma të mëdha parash.

Maor Shwartz i tha revistës Forbes se kostoja e një eksploatimi të vetëm (një program që përdor dobësitë për të marrë kontrollin e një kompjuteri ose telefoni) mund të arrijë shifrën 1.5 milion dollarë. Një eksploatim kundrejt WhatsApp ku nuk kërkohen klikime nga përdoruesi, për shembull, mund t’i shitet një agjencie qeveritare për shumën e njëjtë, megjithëse mjete të tilla janë të rralla. Vetëm një ose dy në vit arrin të shitet, nga një grup prej rreth 400 studiuesish që përqendrohen në një hakerim të tillë të nivelit të lartë. “Është me të vërtet e vështirë t’i hulumtosh ato,” tha ai.

Në Janar të këtij viti, kompania sekrete Zerodium njoftoi se po ofronte 2 milion dollarë për një hakerim të një iPhone-i.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0