Njihuni me aplikacionin që ju dixhitalizon pagesat në bare dhe restorante

Njihuni me aplikacionin që ju dixhitalizon pagesat në bare dhe restorante



Emri i saj nuk është i pa lakuar në BusinessMag.al. Ajo u shpall fituese e vendit të dytë në kompeticionin Elevatior Lab. Quhet Qëndesa Hoti dhe  është nga Prizreni.

Ka përfunduar studimet për Shkenca Kompjuterike dhe tashmë ushtron profesionin si zhvilluese software. Qëndresa gjithashtu ka studiuar edhe në Kent State University, Cleveland, Ohio, ku është përfshirë edhe në aktivitete të shumta si pjesëmarrje në workshop-e dhe konferenca të fushës së saj. Shpesh ka qenë edhe organizatore e këtyre konferencave.

Në Elevator Lab Albania & Kosovo, Qëndresa  u paraqit me projektin Shef no More, i cili ka të bëjë  me dixhitalizimin e pagesave tona të përditshme. Fokusi kryesor fillimisht janë baret dhe restorantet, ku përmes një bar kodi, që do të ngjitet në secilën tavolinë, i lidhur me lokalin, përmes këtij aplikacioni do të bëhet pagesa e asaj që konsumuat në restorant. Përmes këtij aplikacioni do të behet pagesa dhe porosia e asaj që do të konsumoni.

Për BusinessMag.al ajo thotë se ideja e saj la një impakt të mirë edhe tek juria dhe për këtë ndjehet mjaft e vlerësuar. Por për Qëndresën kjo nuk është e vetmja fitore, pasi në Startup Weekend Prishtina, ajo ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm.

Lexo: Elevator Lab: Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Kosovë mbyllin me sukses programin “Sfida Rajonale Elevator Lab 2019”

E pyetur se a gjen vend ideja e saj në tregun shqiptar, Qëndresa thotë: “Shef no More gjen vend dhe pjesë të rëndësishme në tregun shqiptar veçanërisht. Duke e pasur parasysh që tregu shqiptar është shume i varfër nga ana e shfrytëzimit të të mirave të teknologjisë dhe kjo situatë eventualisht do të ndryshojë dhe do të bëjë që kërkesa  të rritet çdo ditë dhe të përqafohet nga shfrytëzuesit.”

Deri më tani ajo thotë se përkrahjen më të madhe e ka marrë nga kompanitë tech. Ajo iu bën thirrje të gjithë të rinjve që nëse kanë  një ide inovative t’a vazhdojnë përpara.

Vetëm duke punuar fort mund të arrini aty ku synoni.

Elevator Lab Albania & Kosovo Elevator Lab, është akseleratori fintech më i madh korporatë në Europën Qendrore dhe Lindore.  Dhjetë bankat e rrjetit të RBI-së në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) pjesë e saj dhe Shqipëria dhe Kosova mbështesin programin e gjerë të grupit me iniciativën e tyre “Sfida Elevator Lab” dhe “Elevator Lab Bootcamp”. Raiffeisen Shqipëri dhe Kosovë organizuan për të dytin vit radhazi programin “Sfida Elevator Lab”. Elevator Lab pjesë të programit të saj ka edhe shpërndarjen e çmimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0