Josue Pena filloi t’i përdorë rrjetet sociale derisa po përpiqej të bënte karrierë si futbollist profesionist. Ai e dinte që Instagram-i ishte shansi i tij më i mirë për tu vërejtur nga ekipet e mëdha të futbollit, dhe përmes shumë provave dhe gabimeve, ai e kuptoi se si t’i rritë me sukses platformat e tij në rrjetet sociale dhe të fitojë para prej tyre. Tani ai drejton biznesin e tij CEO Online për të ndihmuar sipërmarrësit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
Këtu janë katër këshillat më të mira të Pena-s për të përfituar nga marketingu në rrjetet sociale:
- Trajtojeni çdo ndjekës si një person të vërtetë
Njerëzit mendojnë se kanë nevojë për shumë ndjekës për të rritur llogarinë e tyre në Instagram, por kjo nuk është e vërtetë,” thotë Pena. “Ju mund të fitoni para në Instagram edhe me njëqind ndjekës. Gjithçka bazohet në ndërtimin e marrëdhënieve ”.
Në vend që të përqendroheni vetëm në numra, përpiquni të mbani mend se çdo ndjekës është një person dhe jo vetëm një numër.
“Nëse e trajtoni çdo ndjekës që keni si një person të vërtetë, ju do të fitoni më shumë para,” thotë Pena.
- Zbulojeni se me çfarë kërkesash kanë ndjekësit tuaj
Një nga veçoritë më të nënvlerësuara në Instagram janë sondazhet (polls) në story.
Pena e përdor atë për çdo ofertë apo shitje. Për shembull, një biznes që shet produkte për kamping mund të pyes audiencën e tij përmes sondazheve për të zbuluar se për çfarë kanë nevojë njerëzit më shumë kur bëjnë kamping. Në këtë mënyrë bëhet më e qartë se çfarë strategjie marketingu duhet të përdoret për t’u shërbyer më mirë klientëve.
Ai thotë, “Është shumë më e lehtë kur i pyesni njerëzit dhe ata thjesht ju japin përgjigjet.”
Pasi të keni një ide se çfarë duan njerëzit, ose cilat janë problemet e tyre, mund të krijoni përmbajtje të vlefshme dhe të ofroni produkte me vlerë.
- Filloni me hulumtimin e tregut
Pena shpjegon se në cilindo treg ky hyni, ka të ngjarë që të ekzistojë një biznes me një llogari të suksesshme në Instagram. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar marketingun në rrjetet sociale është duke ndjekur modelin e atyre që tashmë janë të suksesshëm në fushën tuaj.
“Ndiqni konkurrentët dhe influencer-ët më të mirë në fushën tuaj dhe pastaj shihni se çfarë përmbajtje po postojnë … sa herë po postojnë ata, etj ,” thotë Pena.
Ai shton, “Tani ju jeni në gjendje të kuptoni se çfarë lloj përmbajtjeje duhet të postoni dhe si të komunikoni me audiencën tuaj.
- Shfrytëzoni në maksimum vlerën e ndjekësve tuaj pasi ata të rriten
Pasi të keni fituar para dhe të jeni rritur në rrjetet sociale, mund ta shfrytëzoni atë për të tërhequr më shumë përdorues. Pena e përshkruan një audiencë në Instagram si një pasuri, vlera e së cilës rritet me kalimin e kohës.
Ai thotë se nëse “keni 10,000 ndjekës ose 100,000 ndjekës sot, atëherë mund t’i shfrytëzoni ata që të bashkëpunoni me një influencue për të promovuar produktet dhe shërbimet tuaja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.