Aplikacioni do të jetë i lidhur me Instagram-in dhe do të mundësojë ndarjen e teksteve, përmbajtjeve multimediale dhe disa të dhënave si pozicioni dhe autonomia e baterisë, me një listë miqsh të seleksionuar. Funksioni i aplikacionit na kujton shumë atë të Snapchat-it, konkurrent i Facebook, nga i cili kompania është frymëzuar gjatë viteve për të azhornuar Instagram-in.
Krahas përditësimit të gjendjes, fotografive dhe videove, të modifikueshme me filtrat e Instagramit, mund të ndahet në kohë reale edhe pozicioni gjeografik. Kontaktet nuk do ta dinë saktësisht se ku ndodhen të tjerët, por mund të mësojnë nëse po lëvizin. Sillni në mendje Snapmap të Snapchat, për të krijuar një ide.
Lexo: Facebook ka qenë duke i dëgjuar bisedat tona në Messenger
Threads do të ketë edhe një funksion direkt mesazhesh, të ngjashëm me atë të Instagram-it, si ai i Direct, i cili u përdor më parë dhe pastaj u mbyll. Si në Messenger, edhe këtu, një shenja e vogël e topit të gjelbër do të tregojë kontakte online.
Për të aktivizuar funksionet automatike të Threads, sidoqoftë, do të jetë e nevojshme të japësh pëlqimin. Facebook nuk ka dalë me informacione zyrtare rreth këtij zhvillimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto