7 gabimet e përbashkëta në mediat sociale, që kanë kosto për kompaninë - Business Magazine Albania

7 gabimet e përbashkëta në mediat sociale, që kanë kosto për kompaninë


Profilet e mediave sociale janë të rëndësishme për kompanitë. Do t’ju tregojmë disa mënyra sesi t’i krijojmë ato në mënyrë të drejtë. Rreth 77% e bizneseve të vogla që janë aktive në mediat sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përdorin rrjetet sociale si një kanal marketingu. Pavarësisht se shumica e bizneseve janë aktive në mediat sociale, ka shumë gabime që bëhen në internet, duke filluar me profilet në mediat sociale të një kompanie.

Dizajn i dobët: Kur flitet për bizneset me kaq shumë opsione në treg, konsumatorët trajtohen si të vegjël. Një mënyrë që klientët të bëjnë dallimin midis të mirës dhe të keqes bëni skanimin e profileve. Kjo është e vetmja mënyrë për të parë nëse faqja ka cilësi të lartë ose jo.

Në vitin 2019 dizajni i dobët është i pafalshëm. Të paturit një profil ndryshe nga të tjerët dhe më cilësor është një biletë për të qënë në mendjen e konsumatorëve si një markë e besueshme. Nëse nuk u kushtoni rëndësi detajeve dhe burimeve për të krijuar fotografi me pamje vizuale, imazhe profile, postime të shumta atëherë pse duhet t’ju besojnë konsumatorët.

Mungesa e një dizajni të qëndrueshëm: Në ditët e sotme nuk mjafton vetëm të kesh një dizajn të mirë. E rëndësishme është që të keni një dizajnë të qëndrueshëm dhe të markuar në të gjitha profilet e rrjeteve tuaja sociale. Nëse profili i kompanisë suaj në Tëitter ka ngjyra të ndryshme dhe madhësi jo të njëjta në krahasim me profilin në Facebook atëherë ju gjendeni përkrah amatorëve dhe joprofesionistëve.

Për të luftuar këtë, sigurohuni që të gjitha profilet e kompanisë suaj të kenë një libër rregullash për sa u përket ngjyrave, logos, karaktereve dhe madhësisë së fotove.

Kanale të pamjaftueshme komunikimi: Çelësi i qëndrimit te më të mirët në industrinë tuaj është t’i takoni klientët kudo që ata ndodhen. Një mënyrë për ta realizuar këtë është të jesh aktiv në të gjitha kanalet e ndryshme të komunikimit. Përpiquni që të bëni më të mirën me anë të numrit tuaj të telefonit, email-it, websiteve dhe më së shumti në rrjetet sociale.

Është e çuditshme sesi shumë kompani nuk i ndjekin këto principe, ose mendojnë t’u përgjigjen konsumatorëve direkt në Instagram ose Twitter. Klientë të ndryshëm kërkojnë mënyra të ndryshme komunikimi, kompania e cila e realizon këtë do të bëjë një hap përpara.

Lexo: Bien Facebook, Instagram dhe Whatsapp. Rrjetet më të mëdha sociale në botë pësojnë ndërprerje dhe probleme me fotografitë

Gabime drejtshkrimore: Nuk ju kushton asgjë të shpenzoni 5 minuta nga koha juaj për të korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe titrat. Kompanitë që nuk e bëjnë këtë gjë rrezikojnë të vijnë tek konsumatorët si të paafta dhe të pakujdesshme.

Cilësia e fotove: Mos i përdorni fotot që kanë një cilësi të ulët. Sot mundësitë janë të shumta për të patur foto me cilësi të lartë dhe për të ardhur ndryshe tek klientët. Ato foto tashmë janë bërë jo tërheqëse. Përdorni programe të ndryshme si, Unsplash dhe Pexels, të cilat u japin akses të pakufizuar në imazhe me kualitet të lartë.

Oferta juaj nuk është e zëshme dhe e qartë: Përdoruesit që vizitojnë profilet e mediave tuaja sociale nuk duhet të mendojnë se çfarë po bën kompania juaj ose në cilën fushë po specializohet. Vlera juaj janë produktet ose shërbimet që ofroni, së bashku me industrinë që specializoheni. Ju duhet të dëgjoheni, të flisni qartë dhe të tërhiqni një shikim të shpejtë.

Mund të ofroni edhe foto me mbishkrime duke u dhënë vizitorëve një përmbledhje të shkurtër të asaj që ju bën të veçantë në lidhje me konkurrentët tuaj.

Profilet tuaja janë një shkretëtirë: Kjo është tepër e rëndësishme. Kur keni profile yjore, tërheqëse, pa gabime në mediat sociale, gjithashtu duhet të jeni aktivë në kanalet ku investoni. Nëse postimi juaj i fundit është bërë tre vjet më parë, nuk ka rëndësi nëse imazhi i mbuluar duket sikur i përket një muzeu arti. Konsumatorët do të mendojnë se ju jeni larguar plotësisht nga biznesi.

Amantia Kullolli

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0