5 mënyra jo të kushtueshme për të inkurajuar punonjësit tuaj - Business Magazine Albania

5 mënyra jo të kushtueshme për të inkurajuar punonjësit tuaj


Padyshim që kompensimi i  drejtë i punonjësve tuaj do të sillte një ekip më të lumtur, efikas dhe produktiv. Por, nuk duhet të harrojmë se kjo nuk është mënyra e vetme. Inkurajimi jo-monetar do të krijonte një mjedis pune të harmonizuar. Punonjësit do të bëjnë punën më mirë dhe mund të ndihen më të përfshirë.

James Gilbert, shefi i marketingut global në CloudCherry shprehet: “ Unë i jap më shumë përparësi përvojës njerëzore në një hapsirë pune”. Këto janë 5 mënyrat jo-monetare se si t’i bëni punonjësit tuaj të ndihen më të vlerësuar në punë:

  1. Jepuni mirënjohje publike

Ndonjëherë një ‘faleminderit’ e thjeshtë mund të ndihmojë dikë të shkëlqejë në detyrën e ardhshme. Pranimi publikisht i punonjësve me performancë të lartë është një mjet mjaft motivues. James thotë se cakton 10 minutat e para të çdo takimi javor për njerëzit, të cilët kolegët duhet ta dinë që kanë arritje të larta e kanë ndikuar në rritjen e kompanisë.

  1. Përdorni mentaliten e rritjes

Kur flasim për mentalitetin e rritjes, duhet të kemi parasysh se aftësitë tona nuk janë të fiksuara dhe gjithmonë mund të përmirësohen. Një rast do të ishte lavdërimi i punonjësve për suksesin e tyre. Përdorimi i gjuhës negative nuk është një mënyrë efektive për të nxitur ndryshime pozitive. Theksimi i suksesit i motivon njerëzit të rriten në shkallë.

  1. Themelimi i monedhës sociale (Media)

Mediat sociale janë një mjet i madh motivues, sepse aty njerëzit mund të transmetojnë arritjet e tyre. James Gilbert tregon se ekipi i tij krijoi shpërblime për punonjësit më inovativë e me performacë të lartë dhe fituesit mund t’i shfaqin këto çmime në mediat e tyre sociale në mënyrë që t’i shohin edhe të tjerët. Çmimet jo domosdoshmërisht duhet të jenë monetare, por të thjeshta për të inkurajuar konkurencën e këndshme mes shokëve.

  1. Jepuni mundësi lidershipi

Një mënyrë  e mirë për të shpërblyer punën e punonjësve tuaj është pohimi se një ditë mund të jenë dhe ata shefa. Një mënyrë tjetër që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre menaxheriale është duke punuar përkrah shefave të tyre. Kjo tregon transparencë dhe respekt në nivelet e një kompanie.

  1. Trofe dhe çmime të tjera të prekshme

Shumë njerëz nuk kanë një vlerësim fizik të punës së tyre. Medaljet e trofetë zakonisht mund të konsiderohen për fëmijët, por janë stimuj të mëdhenj edhe për të rriturit. Asnjëherë mos e nënvlerësoni se çfarë bëjnë të rriturit për të marr një trofe. Çmimet e prekshme veprojnë si motive të vazhdueshme jo vetëm për fituesit, por edhe për të tjerët, të cilët motivohen për t’a arritur atë çmim një ditë.

Besmira Koro

Forbes

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0