“Ata thanë se ne fëmijët, ne e ekzagjerojmë, se jemi alarmistë. Për t’iu përgjigjur kësaj ju ftoj të lexoni raportin e fundit të IPCC. Do të gjeni të gjitha “opinionet” tona atje.” Këto ishin fjalët e para të ambjentalistes suedeze 16 vjeçare, Greta Thunberg në parlamentin francez të martën pasi disa deputetë konservatorë e quanin atë një “guru apokaliptike” dhe një “profete me pantallona të shkurtra”.
Lexoni: Aktivistja 16 vjeçare, Greta Thunberg përzgjidhet për Çmimin Nobel të Paqes
Pjesa tjetër e fjalimit të Thunberg u bëri thirrje deputetëve francezë që të lexojnë raportin e fundit të IPCC nëse duan të kufizojnë dëmet e bëra nga ngrohja globale.
“420 gigatonnes of CO2 is all ëe had left back on January 1, 2018, to have 67% of chances of staying beloë the 1.5°C temperature limit.”
Thunberg u tërhoqi vëmendjen kompanive dhe politikanëve për injorimin e problemit të ndryshimit të klimës.
“Rreziku më i madh nuk është të jesh joaktiv, rreziku më i madh është kur politikanët dhe kompanitë pretendojnë se po bëjnë diçka.”
Ambientalistët e rinj veçuan deputetët që “e bojkotuan” fjalën e saj duke thënë: “Disa njerëz kanë zgjedhur të mos vijnë në këtë takim sot, disa njerëz kanë zgjedhur që të mos na dëgjojnë. Nuk ka rëndësi, pasi ne jemi thejsht fëmijë dhe ju nuk duhet të na dëgjoni ne. Sidoqoftë, ju duhet të dëgjoni shkencëtarët dhe kjo është gjithçka që ne po kërkojmë.”
“Guru apokaliptike” dhe “profete me pantallona të shkurtra”
Të shtunën, Guillaume Larrivé, kandidati presidencial i Les Républicains, u bëri thirrje kolegëve të tij të “bojkotojnë” fjalimin e Thunbergut në Asamblenë Kombëtare.
“Ne nuk kemi nevojë për guru apokaliptikë për të luftuar në mënyrë inteligjente ndryshimin e klimës, kemi nevojë për përparim shkencor dhe guxim politik”.
Edhe republikani Julien Aubert njoftoi se nuk do të shfaqej që të “duartrokasë profeteshën me pantallona të shkurtra”.
Ai e quajti Thunberg “fituese e çmimit Nobel për frikën”.
Lexoni: Aktivistja 16 vjeçare, Greta Thunberg përzgjidhet për Çmimin Nobel të Paqes
Në një intervistë me video në faqen e lajmeve franceze Konbini, Thunberg u përgjigj kritikave duke thënë “ata janë më të frikësuar nga unë dhe nga protestat e klimës së të rinjve sesa nga problemi i vërtetë”.
Presidenti i Génération Ecologie, Delphine Batho, ka kritikuar qëndrimin e deputetëve që janë kundër arritjes së Thunberg.
“Ne duhet të besojmë se jemi në një situatë dramatike dhe madje tragjike që të rinjtë po i lexojnë raportet … më shumë se politikanët”.
Sekretari i parë i Partisë Socialiste, Olivier Faure gjithashtu reagoi ndaj kërcënimit të bojkotit.
“Zemërimi duhet t’i prekë të gjithë. Nuk është bojkoti që na duhet, përkundrazi, duhet të mbushemi me entuziazëm dhe të themi se nuk po bëjmë mjaftueshëm.
“Kjo vajzë e re ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin global në Europë, madje edhe në botë”.
Të premten, 16-vjeçarja fitoi vëmendjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të dielën ajo mori një çmim prej 25,000 € të paraqitur nga veteranët e Luftës së Dytë Botërore në Francën veriore.
Adoleshentja është tani një nga fytyrat kryesore në luftën kundër ngrohjes globale. Ajo ka një mesazh të qartë se ata në krye duhet të bëjnë më shumë për të frenuar emetimet e karburanteve fosile dhe për të ndërmarrë veprime që lidhen me ndryshimet klimatike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.