Plakja nuk është një problem që duhet zgjidhur

Plakja nuk është një problem që duhet zgjidhur


Nga Anila Bashllari

Ne nuk mërzitemi sepse po plakemi, por sepse nuk ndihemi të përmbushur shpirtërisht. Plakja (sidomos tek gratë) është një proces që duhet frenuar. Kështu jemi mësuar të mendojmë, apo jo? Por, çfarë do të thotë të plakesh? Si e konceptojmë plakjen në ditët e sotme?

Do të doja t’ju ofroja një këndvështrim ndryshe rreth kësaj teme, prandaj ju ftoj t’a lexoni.

Perspektiva jonë rreth plakjes është krijuar nga reklamat e industrisë kozmetike e cila e sheh plakjen e fytyrës si një gogol që duhet zhdukur patjetër.  Është krijuar nga gjyshet tona të cilat ia vënë fajin moshës për dhimbjet e tyre fizike, është krijuar nga limitimet fizike të trupit tonë për t’u bërë nëna, është krijuar nga frikërat e të tjerëve dhe jo domosdoshmërisht nga frikërat tona. Plakja dhe mosha janë parë deri tani si fenomene që duhen kontrolluar, ndaluar, parandaluar. Kjo është një perspektivë logjikisht e gabuar.

Sigurisht që nuk e kontrollojmë dot moshën apo kohën! Do të ndihesha mendjelehtë nëse do të mendoja “nuk kam çfarë t’i bëj plakjes sepse nuk e ndaloj kohën”. Koha nuk është për t’u ndaluar por për t’u jetuar.Ne e njohim rendin natyral të jetës – lindje – jetë – vdekje – dhe nuk është e nevojshme të mendojmë mbi arsyet pse funksionon kështu dhe jo ndryshe. Ne kemi lindur që t’a plotësojmë këtë cikël, jo t’a ndalojmë atë.

Përse na mërzit “ideja e plakjes”?
Çdo vit që kalon, ne ankohemi që “po na ikën jeta”. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë! Ne mërzitemi sepse ‘mendojmë’ se nuk kemi më kohë për të bërë gjërat që gjithmonë deshëm t’i bënim, por nuk patëm mundësi (nuk ia dhamë mundësinë vetes?).

Çdo vit që kalon, ne harrojmë të festojmë jetën, të jemi mirënjohës që po jetojmë dhe kemi ende mundësi të përpiqemi për të krijuar veten dhe jetën që duam. Unë kam zgjedhur të besoj ndryshe

Perspektiva që unë kam vendosur të besoj dhe ndjek në lidhje me plakjen është:

  • të jetoj çdo ditë dhe të ndihem mirënjohëse për jetën;
  • të arrij një mirëqenie shpirtërore, fizike, emocionale dhe materiale në përditshmërinë time;
  • të vendos objektiva dhe të punoj për arritjen e tyre;
  • të punoj me veten time për t’u zhvilluar personalisht;
  • të jem prezente dhe të zhvesh veten nga iluzionet e ‘çfarë mund të kisha’ dhe nga fantazmat e së shkuarës që nuk ekziston më.

Nëse unë arrij të ndihem e përmbushur shpirtërisht dhe të jetoj jetën në të gjitha dimensionet e saj (me ritmin tim), më besoni që nuk kam kohë të mendoj se sa vjeç jam. Këtu bien poshtë të gjitha perceptimet dhe klishetë mbi plakjen dhe moshën. Në momentin që unë ndihem e përmbushur shpirtërisht dhe e lumtur, në momentin që unë vendos të jem krijuese e jetës time.

Lexo: Pasuri, Lumturi?! Apo të dyja bashkë?

Një konceptim i ri mbi plakjen dhe moshën
Arritja e moshës 60, 70 ose 80 vjeç nuk është më pengesë që ti të shkosh në zyrë çdo ditë. Nuk është më pengesë as që ti të gjesh një partner të ri romantik. Nuk është më pengesë as që ti të mësosh një aftësi të re apo të krijosh një hobi të ri. Mosha nuk është më kufi apo tregues i aftësive dhe potencialit tonë. Do të jetë e tillë vetëm nëse ju vendosni t’a besoni si barrierë apo limitim!

Plakja nuk është një problem që duhet zgjidhur për mua. Jeta është një dhuratë që duhet jetuar çdo ditë. Ky është qëllimi im.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0