Iphone duket se ka një problem. Bëni update telefonat

Iphone duket se ka një problem. Bëni update telefonat


Ekipi i Google ka gjetur disa gabime në sistemin operues iOS të Apple. Kompania e cila krijon platformën rivale Android, akoma nuk i ka treguar gabimet. Ekipi nuk dëshiron të frymëzojë hakerat që t’i përdorin ato, por Apple është njoftuar.

Mesa duket, 6 sulmet e identifikuara mund të përhapen përmes një mesazhi që i dërgohet “viktimës” në iMessage. Nëse mesazhi hapet vidhen të dhënat madje mund të bllokohet dhe telefoni.

Sipas kërkimeve të Google, çdo përdorues i iPhone duhet të update-oj software-in e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

“Duhet të update-oni telefonin tuaj. Kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të ruajtur sigurinë në produktet Apple,” shkruan kompania Apple në një deklaratë.

Jo vetëm në këtë rast, por gjithmonë përdoruesit e iPhone duhet të bëjnë update për çështje sigurie dhe për t’u mbrojtur nga viruset.

Sipas “task force” të Google të njohur si Project Zero, një tjetër rezultat i kërkimit ishte se ata ishin në gjendje të kopjonin të gjithë skedarët nga një pajisje e synuar.

Ekipi i Projektit Zero u krijua në korrik 2014 dhe që atëherë ka zbuluar dobësitë e panjohura më parë në kodim nga Microsoft, Facebook dhe Samsung.

Metro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0