Konfindustria: Vonesat e rimbursimit të TVSH-së po dëmtojnë tregun

Konfindustria: Vonesat e rimbursimit të TVSH-së po dëmtojnë tregun


Konfindustria në një deklaratë për mediat, vë theksin tek kostot e rënda financiare që i shkaktohen bizneseve nga vonesat e tejskajshme dhe në shuma të mëdha pas rikthimit të TVSH-së.

Sipas të dhënave zyrtare, mesatarja e vonesave të rimbursimit llogaritet në afër 6 muaj nga maksimumi ligjor prej 2 muajsh. Vonesa e madhe e kthimit të TVSH-së, nuk shoqërohet me penalitete financiare dhe gjoba për agjencitë ekzekutuese. Trysnia e ekzekutivit ndaj bizneseve, ka bërë që numri i rasteve të padive dhe penaliteteve të shënojë rënie, sipas administratorit të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku.

Gjithashtu, sipas tij, vonesat e gjata kohore të kthimit të TVSH-së dhe pasojat e rënda financiare për bizneset, shërbejnë si burim i lindjes së korrupsionit në agjencitë ekzekutive, që mund të shkojnë deri në 20% të vlerës.

Lexo:  Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave ekonomike në vend

Administrata tatimore u detyrohet kategorive të biznesit të paktën 120 milionë euro TVSH të prapambetur.  Premtimi i pambajtur për rimbursimin e  TVSH-së ka shkaktuar rritje të mëdha të kostove dhe ka goditur fuqinë  konkurruese, sipas konfindustrisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0