4 startup-e inovative që po ndryshojnë mënyrën e udhëtimit - Business Magazine Albania

4 startup-e inovative që po ndryshojnë mënyrën e udhëtimit


Me smartfonët që kemi nëpër duar dhe WiFi vërdallë, udhëtimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për përmirësim. Pavarësisht nëse po krijohen mënyra më të mira për të planifikuar një udhëtim, gjithmonë do të ketë mënyra për të qenë inovativë në industrinë e udhëtimeve.

Lexoni: Aplikacionet që iu nevojiten ndërsa udhëtoni nëpër botë

British Airways dhe The Founders Forum kanë lidhur partneritet për të organizuar Pitch on a Plane, një konkurs për startup-et që po krijojnë zgjidhje teknologjike të reja ose shërbime, të cilat kanë potencial për të transformuar përvojat e udhëtimit të klientëve. Rrjeti Founders Forum bashkon sipërmarrësit dixhital, CEO-të e korporatave dhe investitorët e lartë, të cilët angazhohen në debate të hapura, ide, diskutime dhe zgjidhjen e problemeve në forumet e ftuar anembanë botës.

Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth 5 startup-eve që kanë bërë ndryshimin në mënyrën se si ne do të udhëtojmë.

  • Pruvo

Qëllimi i Pruvo është t’iu kursejë para edhe pasi keni rezervuar një dhomë hoteli. Me procesin aktual, ju dërgoni një email për rezervimin e hotelit në Pruvo, i cili më pas do të krijojë një kërkim me porosi që eksploron në faqet e mëdha të prenotimeve anembanë botës dhe monitoron nëse rezervimi juaj specifik shkon në një çmim të përshtatshëm. Nëse po, Pruvo do t’ju dërgojë një njoftim për të anuluar rezervimin që keni bërë tashmë dhe për të rishikuar në çmimin më të lirë. Ky shërbim funksionon vetëm me rezervimet që kanë politika të anullimit falas.

  • Tribd

Tribd është një aplikacion që lidh udhëtarët solo që kërkojnë përvoja sportive. Aplikacioni synon t’ju ndihmojë të gjeni grupin tuaj para se të udhëtoni, në mënyrë që të planifikoni një udhëtim së bashku ose të lidheni përpara një udhëtimi dhe të takoheni në destinacionin tuaj përfundimtar.

Mund të shkarkoni Tribd për iOS në App Store (nuk është i disponueshëm për Android), më pas identifikohuni duke përdorur Facebook për të krijuar profilin tuaj dhe për të vendosur preferencat tuaja të udhëtimit. Tribd pastaj do t’ju tregojë udhëtarët e ardhshëm me plane dhe interesa që përputhen me tuajin dhe të planifikoni aventurën tuaj të ardhshme të udhëtimit.

  • Pluto

Pluto është aplikacioni i sigurimeve dhe kryesisht përdoret për udhëtarët milleniëls. Ata e dinë se udhëtarët milleniëls ose nuk u besojnë siguruesve, ose thjesht nuk duan të shqetësohen nga këto gjëra, kështu që ata kanë nisur të gjejnë një zgjidhje. Aplikacioni bën politika të përshtatura për secilin udhëtar individual dhe ju lejon të krijoni një politikë të personalizuar brenda pak minutave – me ndryshime të menjëhershme të çmimeve në bazë të asaj që zgjidhni. Dhe mbi të gjitha, me çdo politikë që ata shesin, ata dhurojnë 1£ në një organizatë bamirësie që zvogëlon ndikimin negativ të turizmit në mjedis dhe komunitetet lokale.

  • Winding Tree

Winding Tree është një ekosistem i shpërndarjes me burim të hapur i inventarit të hoteleve dhe linjave ajrore duke përdorur teknologjinë blockchain. Peizazhi i tanishëm i udhëtimit është i dominuar nga disa site të mëdha të rezervimit, Expedias dhe Booking.com, që e bëjnë të vështirë për kompanitë e reja të hyjnë në treg dhe të marrin një pjesë të shitjeve në proces. Winding Tree është një infrastrukturë e decentralizuar që lejon kompanitë të menaxhojnë direkt shpërndarjen e tyre (duke shmangur kështu ndërmjetësit) si dhe të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të mbajnë një pasqyrë reale të rezervimeve dhe disponueshmërisë së inventarit.

Lexoni: Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0