Instagram shton opsionet e përzgjedhjes së gjinisë - Business Magazine Albania

Instagram shton opsionet e përzgjedhjes së gjinisë


Instagram ka njoftuar se po përditëson opsionet e saj të përzgjedhjes gjinore për profilet publike. Përzgjedhja gjinore lejon një person të deklarojë gjininë që i identifikon ata, për shembull, mashkull apo femër. Por aktualisht aplikacioni lejon vetëm këto dy opsione plus një të treta që thotë “jo e specifikuar“.

Lexon: Pas Facebook edhe Instagram po shtrenjtohet për përdoruesit

Kjo do të ndryshojë në një përditësim të ardhshëm. Së shpejti, përdoruesit e Instagram do të jenë në gjendje të zgjedhin opsionin e dëshiruar të gjinisë së tyre. Instagram thotë se po ndodh kjo për arsye që aplikacioni të mund të jetë “më gjithëpërfshirës dhe reflektues se si njerëzit identifikojnë veten sot”.

Përdoruesit e Instagram mund të presin që të shohin opsionet e reja gjinore që fillojnë këtë javë në kohë për Pride 2019. Kompania po mbështet gjithashtu komunitetin LGBTQ+ duke publikuar një udhëzues për mirëqenien online dhe vetë-kujdesin që synon adoleshentët LGBTQ+, e cila vë në fokus mjetet që mund t’i mbajnë ata të sigurtë dhe të mbështetur nga kjo platformë.

burimi: FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0