Ariola dhe Imarion Ziraj dhe arti i tyre me gozhdë i quajtur Zamu

Ariola dhe Imarion Ziraj dhe arti i tyre me gozhdë i quajtur Zamu


Jo pak herë kemi lexuar e dëgjuar për të rinj të apasionuar pas artit, por arti në të cilin janë fokusuar Ariola dhe Imarion Ziraj, është pothuajse i rrallë. Të bësh art me gozhdë, është një punë e veçantë.

Për BusinessMag.al ata na rrëfejnë se si lindi ideja për t’u marrë me këtë lloj arti. Fillimisht filluan eksplorimin në fushën e artit, një fushë aq e bukur dhe komplekse. Ata janë tërhequr gjithmonë nga e bukura, ndjesitë që përcjellin ngjyrat dhe misteret e tablove.  Për ta energjia e artit është pozitive dhe frymëzuese, por ky pozitivitet nuk është vetëm për ata që e shikojnë dhe shijojnë artin, por edhe për ata që e krijojnë. Artëdashësit dhe miqtë e studios, nuk ngurrojnë t’u përcjellin entuziazmin dhe lumturinë për veprat e tyre, çka i motivon për të dhënë maksimumin nga vetja. Arti i tyre gëzon një emër të veçantë, Zamu. Për ta emri Zamu është  deformimi i fjalës Muza. Ky art është një “rebelim” i artit të mirëfilltë pamor. Arti që zhvillohet në Zamu, është një formë e ndërthurjes së pikturës dhe materies (gozhdë dhe fill). Produkti final është një tablo druri shumëngjyrëshe me reliev, e cila është e bazuar në një tematikë të caktuar.

“Frymëzimi dhe krijimtaria janë dy nga bashkëpunëtorët tanë më të mirë. Çdo punim realizohet me shumë përkushtim dhe dashuri për të dhururar sado pak copëza lumturie”, -shprehen ata për BusinessMag.al.

Prodhimet e tyre shpesh janë në formën e dhuratave për të afërmit për raste ditëlindjesh, përvjetoresh apo festa diplomimi. Por, një kategori tjetër e produktit, shkon për personat që janë të interesuar për të kryer ndërhyrje në interierin e bizneseve të tyre, ose në ambiente familjare. Ky kategorizim klientësh shënon dhe një rritje të Zamu, një evoluim produkti, teknike nga druri në mur por edhe në materiale të tjera.

Lexo: Endi dhe Babeta, vëlla e motër të apasionuar pas “handmade”

Ashtu si çdo i ri tjetër që vendos të hyjë në fushën e biznesit edhe Ariola me Imarionin kanë hasur vështirësi, të cilat nuk kanë qenë vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe në pjesën e marketingut. Ata janë prezantuar vetë tek konsumatori me një produkt, i cili ishte tërësisht i panjohur për ta. Prandaj shprehen se fillimisht duhej të ishin të qartë se kujt do t’i shërbenin. Për këtë iu erdhi në ndihmë pjesëmarrja në një program akselerimi biznesi, organizuar nga “YSB Balkans”, ku njohuritë e marra mbi sipërmarrjen ishin të çmueshme, frytdhënese dhe u përkthyen në punë të vazhdueshme.

Mbështetja më e madhe për ta ka qenë familja dhe miqtë e afërt. Zamu ka tashmë dy vite në treg dhe risitë që kanë sjellë kanë mundësuar zhvillimin e biznesit. Ata kanë një mesazh për të gjithë ata që duan të guxojnë në fushën e sipërmarrjes.

“Ashtu siç kemi ndërtuar mundësitë për të krijuar diçka kaq të veçantë, mund t’a bëjë cilido person, i cili ka vullnetin idenë dhe përkushtimin për të ndërmarrë një risk të caktuar. Nëse gjithçka bëhet me punë të palodhur, këmbëngulje dhe pasion, atëherë çdo gjë është e mundur, çdo gjë mund të arrihet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0