As Tim Cook nuk ishte i gatshëm të bëhej CEO i Apple (VIDEO)

As Tim Cook nuk ishte i gatshëm të bëhej CEO i Apple (VIDEO)


Tim Cook është në krye të një prej kompanive më të mëdha në botë. Është CEO i Apple për gati tetë vjet. Ai i tha klasës së vitit 2019 në Universitetin Stanford të dielën më 16 qershor se nuk ndjehej tërësisht gati për këtë pozicion në kohën kur e mori atë.

“Mentorët tuaj mund t’ju përgatitin, por nuk mund t’ju bëjnë gati,” u tha ai të diplomuarve.

Është një leksion i mësuar kur ai mori fronin nga paraardhësi i tij, Steve Jobs, vetëm disa javë para se Jobsi të vdiste. Deri atëherë Cook kishte kaluar më shumë se një dekadë në kompaninë Apple, gjashtë prej tyre si COO, por tranzicioni në CEO ishte megjithatë i vështirë.

“Kur Steve u sëmur, kisha shumë besim se ai do të përmirësohej. Unë jo vetëm që mendoja se ai do të shërohej, unë isha i bindur në thelbësi se ai do të vazhdonte të udhëhiqte Apple shumë kohë pasi edhe unë vetë të isha larguar “, tha Cook. “Vetëm kur ai vdiq, e mësova ndryshimin e vërtetë midis përgatitjes dhe gatishmërisë. Ishte vetmia më e madhe që kam ndier ndonjëherë në jetën time.”

Njerëzit ishin duke shikuar dhe pritjet e tyre ishin të larta. Edhe Cook e ndjente këtë.

“Kur gjithçka u vendos, e dija se unë do të duhej të bëhesha versioni më i mirë i vetes”, tha ai.

Ky ishte një mësim që erdhi nga Jobs, i cili në mënyrë të shkëlqyeshme i tha klasës së Stanfordit të vitit 2005 se “koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbisni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër.” Duke qëndruar në të njëjtin vend 14 vjet më vonë, Cook i bëri homazhe mentorit të tij, i cili e la atë të përgatitur, por jo gati.

Pa marrë parasysh se në çfarë fushe jeni apo çfarë hapi ndërmerrni, ngritja në detyrë nuk është vetëm emocionuese, por edhe kërcënuese. Shefi dhe mentori juaj mund t’ju mësojë dhe t’ju udhëzojë, por pastaj detyra juaj është të mësoni nga përvojat tuaja dhe të zhvilloni rrugën tuaj përpara.

“Të diplomuar, kur vjen koha juaj – dhe do të vijë – ju kurrë nuk do të jeni gati. Por nuk është e thënë që të jeni gati, “tha Cook.

“Gjeni shpresën në të papriturat. Gjeni guximin në sfida. Gjeni vizionin tuaj në rrugën e vetmuar “.

Ai u bëri thirrje njerëzve të kalojnë kohën e tyre në shërbim të një kauze më të madhe për të cilën ata besojnë. Kjo, me sa duket, është ajo që do t’ju ndihmojë t’ju udhëzojë edhe kur nuk jeni të sigurt se jeni gati për atë që është përpara dhe t’ju ndihmojë ti përballoni sfidat me integritet. Ndërsa fjalimi i Cook ofroi ngushëllim dhe inkurajim për këdo që ishte në kërkim të rrugës së tij, ai gjithashtu përmbante edhe një paralajmërim.

“Shumë veta mendojnë se qëllimet e mira justifikojnë rezultatet e dëmshme, por ju pëlqeu apo jo, ajo se çfarë ndërtoni dhe çfarë krijoni e përcakton se kush jeni”, tha ai.

“Nëse doni të merrni merita, së pari mësoni të merrni përgjegjësi.”

Me fjalë të tjera, frika është e natyrshme, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëheni të pakujdesshëm. Pra, kur nuk ndiheni të gatshëm, mos harroni se edhe një CEO i famshëm u ndje pak a shumë në të njëjtën mënyrë. Këshilla e tij? Lejojani vetes të gjeni rrugën tuaj. Kini “guximin t’i mendoni gjërat përtej”, dhe të jeni të gatshëm të merrni përgjegjësi ashtu siç merrni merita”.

TheMuse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0