Agi Haxhimurati: “Dizajni, Ambasador i brandi-it tuaj”

Agi Haxhimurati: “Dizajni, Ambasador i brandi-it tuaj”


Ndërsa të rinjtë sot po fokusohen më së shumti drejt bizneseve inovative dhe teknologjisë, tema e dizajnit nuk mund të anashkalohej në një event si StartUp City, i cili në thelb ka pikërisht teknologjinë dhe inovacionin. Për këtë temë referoi Agi Haxhimurati, djali nga Kosova. Ai prezantoi para të rinjve me ide inovative, temën “ Dizajni, Ambasador i Brand-it tuaj”.

Në një intervistë për BusinessMag.al ai jep disa detaje më të hollësishme rreth temës dhe qëllimit të saj. Agi shprehet se të rinjtë sot janë fokusuar të krijojnë kompani, por që kjo kompani të mbahet mend dhe të identifikohet nga të tjerat duhet që të ketë një dizajn.

Fakti që shikon shpesh të rinj të fokusuar tek startup-et, krijimet dhe inovacionet, e nxit të flasë për tema të tilla. Për të, detyra e çdo profesionisti të kësaj fushe, është që përveçse të bëjë punën, duhet të emancipojë tregun apo komunitetin ku ai jeton. Fakti që tregu po zhvillohet nga të rinjtë, por dhe nga sipërmarrës me të mëdhenj, bën që e ardhmja të duket  pozitive, sepse ka filluar një lloj emancipimi rreth një identiteti vizual, apo  një brand-i visual dhe të qëndrueshëm.

Për të rinjtë ka një mesazh domethënës: “Mos iu përshatni tregut, por kultivoni kulturën e tregut”.

Lexo:  Agi Haxhimurati dizenjon vizualin kryesor për “Hardh Fest”

Agi është tepër aktiv në promovimimin e vlerave dhe bukurive të dy shteteve të përzemërta të tij, Kosova dhe Shqipëria.

Për të pestin vit me rradhë ai po organizon “Hardh Festival”. Ai është angazhuar edhe në promovimin e bukurive shqiptare, duke sjellë turistë të huaj në vend. Këtë vit pikësynimi i tij është Syri i Kaltër, ku edhe shprehet se interesi ka qenë i jashtazakonshëm. Turistët kryesorë, sipas tij, janë turisë të luksit dhe vijnë nga Europa.

Historia e Shqipërisë, vendet e pa eksploruara, traditat dhe shume vyrtyte të tjera, i nxisin turistët që të kthehen disa herë për t’a rivizituar këtë vend. Për BusinessMag.al ai shprehet se qëllimi është që përmes vizitorëve, të përhapim “zërin e vendit” jashtë.

Prej një viti e gjysmë ai ka themeluar edhe agjencinë kreative me emrin e tij ‘Agi Haxhimurati’ me fokus brandimin tek turizmi. Në ekipin e tij ai tashmë ka 5 veta dhe shprehet se puna ka ecur mirë dhe se këtë vit ka në fokus brand-imin e  Syrit të Klatër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0