Agi Haxhimurati dizenjon vizualin kryesor për “Hardh Fest” - Business Magazine Albania

Agi Haxhimurati dizenjon vizualin kryesor për “Hardh Fest”


Dizajneri i njohur nga Kosova, Agi Haxhimurati, i cili është njëri ndër orgaznizuesit kryesorë ka lançuar vizualin kryesor për “Hardh Fest” për të tretin vit rradhazi që do të fillojë me 2,3,4 shtator në Rahovec. Në faqen kryesore të “Hardh Fest”, është prezantuar ky vizual, ku sipas kësaj faqe, pritet të jetë diçka më argëtuese.

Ky është postimi i plotë rreth vizualit kryesor për “Hardh Fest”:

Agi-Haxhimurati-dizenjon-vizualin-kryesor-për-Hardh-Fest-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PREZANTOHET VIZUALI KRYESOR I HARDH FEST 2016

Duke u nisur nga slogani i sivjetshëm “PËR KOKËRR T’QEFIT” vizuali këtë herë është konceptuar që të jetë diçka më argëtuese (trip – fun).

Është ilustruar një kalavesh rrushi ku në kokrrat e kalaveshit shihet që secila kokërr e rrushit është në disponim ‘sipas qefit te vet’ që lidhet direkt me sloganin “Për Kokërr t’Qefit”.

Turleja (nxjerrësja e tapave) simbolizon hapjen e festivalit për këtë vit dhe gota e vjetër e verës poshtë kalaveshit simbolizon traditën (vjetërsin) e qytetit të Rahovecit sa i përket kultivimit të rrushit.

Concept/Design © Agi Haxhimurati
Departamenti i Kreativës në HardhFest

BURIMI: Gazeta InfoPress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0