Kravata edhe për gratë. Slow fashion nga një startup italian - Business Magazine Albania

Kravata edhe për gratë. Slow fashion nga një startup italian


Në nxitje të ideve të reja të biznesit një grup të rinjsh me ide biznesi nga Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar vizita reciproke për të njohur më mirë kushtet e punës. Sara Mariottini është një prej të rinjve italianë që po synon të zhvillojë një ide inovative biznesi me mundësi në tregun global. Ndiqni intervistën për të kuptuar këndvështrimin e saj për veshjet.

Si nisi ideja jote e biznesit ?

Në shkurt të vitit 2018 u transferova në Spanjë, në qytetin më antik të Europës, Càdiz, pasi kisha fituar një bursë studimi të programit Erasmus+. Këtu fillova të reflektoj shumë çfarë do të bëja “kur të isha e rritur”, pyetje që u transformua shpejt në “çfarë do të bëj diçka të madhe”.

Që e vogël më kanë tërhequr tri figura të mëdha të sipërmarrjes, nga të cilat frymëzohem ende sot: Bruno Cucinelli, Adriano Olivetti e Coco Chanel. Sociologjia dhe moda janë dy prej pasioneve të mia më të mëdha, ndaj vendosa t’i bashkoj në një program sipërmarrje.

Në shtator 2018 u transferova në Granada, pasi kisha fituar një tjetër bursë studimi.

Aty arrita të futem në programin e nxitjes “Talente të sipërmarrjes”, i organizuar nga universiteti i Granadës, ku fitova edhe një çmim monetar për projektin tim.

Menjëherë më pas u përzgjodha për të marrë pjesë në programin ndërkombëtar për të rinjtë sipërmarrës “Explorer”, organizuar nga Universiteti i Granadës dhe nga banka Santander. Ende sot po formohem aty në fushën e sipërmarrjes me cilësi të lartë, falë leksioneve nga ekspertët më të mirë në sipërmarrje dhe po konkurroj për një çmim final të programit: një udhëtim në Silicon Valley dhe një çmim monetar.

I gjithë ky formim cilësor po më ndihmon të vë në praktikë idenë time të biznesit.

Cilat janë objektivat tuaja?

Modeli im i biznesit bazohet në filozofinë sloëfashion. Dua të hap një dyqan online veshjesh të personalizuara, në mënyrë që kush të veshë markën “Mariottini”, të mund të dallohet duke shprehur lirshëm personalitetin e tij.

Dua të ndryshoj konceptin që gratë kanë për trupin e tyre. Nuk është trupi që i përshtatet veshjes, është veshja që i përshtatet trupit. Kalojmë kohën gjithnjë të veshur e nëse nuk ndihemi mirë me atë çfarë kemi veshur, kjo transmetohet në humorin tonë, në mënyrën se si bisedojmë me të tjerët dhe mbi të gjitha si shihemi në pasqyrë. Ndërmarrja ime do të jetë eco-friendly dhe do të përdoren vetëm tekstile të cilësisë së lartë e natyrale, si lino, mëndafsh, pambuk, fibra e bamboo, ananas etj.

Lexo: Disa startup-e nga Roma vizitojnë New Media Communications

Kjo së pari, është një zgjedhje e përgjegjshme në drejtim të një bote gjithnjë e më të ndotur me tekstile sintetike, që nuk shpërbëhen në natyrë. Ndërkohë, tekstilet natyrale kanë shumë cilësi të mira për lëkurën. Janë kundër bakterieve, ajrosen dhe ndihmojnë në largimin e erërave të këqija si djersitje apo dermatit. Aktualisht po zhvilloj disa modele kravatash smart, një bashkim mes dizajnit të pavdekshëm të made in Italy dhe HighTech.

Ka nisur tashmë projekti për modelimin e veshjeve smart për punë, për eventet e biznesit dhe netëork, dhe për kohën e lirë që kalohet me miqtë dhe familjen.

Cila është përvoja jote me startup-et në Shqipëri?

Përvoja ishte shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur që takova të rinj të motivuar dhe me shumë dëshirë për të bërë dallimin në botë.

Jemi gjenerata e së ardhmes dhe me ndërmarrjet tona mund të japim punë e të krijojmë mirëqënie sociale dhe ekonomike. Kemi një përgjegjësi të madhe.

Kam njohur sipërmarrës të rinj të apasionuar me shumë vullnet për të bërë më të mirë botën që na priti. Kjo më “ngroh” shumë dhe shpresoj që ata të mos pushojnë së luftuar për ëndrrat e tyre. Të vazhdojnë të eksperimentojnë pa frikë dhe të mos humbasin kuriozitetin. Shpresoj që sipërmarrësit më ekspertë dhe ata që kanë vetëm një ide në sirtar, të jenë gjithnjë krijues të çmendur, pasi jam e bindur se kreativiteti do të shpëtojë botën.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0