Shkollimi nuk ju pengon për të ngritur sipërmarrje handmade

Shkollimi nuk ju pengon për të ngritur sipërmarrje handmade


Mjafton dëshira, vullneti dhe pasioni dhe mund të krijosh një sipërmarrje të sukseshme edhe ndonëse nuk ke studiuar diçka lidhur me sipërmarrjen. Punët e dorës janë produkte që çdokush i pëlqen, por jo çdokush mund t’i punojë.

Për më tepër s’ka rëndësi as mosha apo gjinia. Edhe pse këto sipërmarrje janë kryesisht online, po krijojnë një emër, të ndihmuara nga rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Punimet me dorë kohët e fundit po zhvillohen shumë dhe është një mundësi shumë e mirë vetëpunësimi dhe sigurimi të ardhurash (bazë apo shtesë).

BusinessMag.al ka në qendër të vëmendjes sipërmarrje të tilla. Në këtë artikull ju sjellim në vëmendje çfarë kanë studiuar sipërmarrësit e punimeve me dorë.

Hëna Demko ka studiuar për financë dhe punon në këtë profesion. Por, prej disa vitesh ajo po zhvillon edhe sipërmarrjen artizanale. Biznesi i saj, “Arti i Hënës”, ofron produkte të personalizuara të dedikuara. Dhurata, të cilat klientët i dhurojnë për raste ditëlindjesh, martesa, pagëzime, evente inaugurimi, por qoftë edhe si dekore.
Lexo:  Hëna, mes shifrave dhe punimeve artizanale

Anxhela Çikopano është diplomuar në regji teatri.  Themeluese e biznesit “Ajkuna” ajo e di se regjia  nuk ka lidhje me biznesin, por çdo hallkë e ka ndihmuar të mësojë diçka më shumë për njerëzit, marrëdhëniet, tregun, tendencat. “Ajkuna” është prej më shumë se tre vitesh në treg.
Lexo: Anxhela me artin e saj të quajtur “Ajkuna”

Fjorza Mullaj ka studiuar për shkenca politike, por pasioni i saj i madh e ka shtyrë në krijimin e një  sipërmarrje nën emrin “Just Fjo Accessories”.  Ajo ka plot 11 vjet që bën bizhuteri dhe 10 vjet që prezanton krijimet e saj nën këtë emër.
Lexo:  Fjorza Mullaji: SI DO SJELL “PARAJSËN” për adhuruesit e mineraleve, të meditimit dhe të energjive

Babeta dhe Endi Rexhepi. Prej disa muajsh kanë krijuar sipërmarrjen e tyre në kryeqytet të punimeve me dorë. Endi është student i arkitekturës. Dyqani i tyrë online, është i përqëndruar tek punimet me dorë, pikturat portretet dhe qëndisja.
Lexo: Endi dhe Babeta, vëlla e motër të apasionuar pas “handmade”

Velinda Karaj ka studiuar për arsim dhe tashme ka sipërmarrjen e saj të punimeve me dorë. Prej dy vitesh ajo ka biznesin e saj online të krijimeve me dorë. Fillimisht nisi me krijimet me grep. Kur puna e saj shfaqi interes dhe numri i klientëve u rrit, ajo filloi të punonte çertifikata lindje.
Lexo:  Punëdore, Velinda ndërthur të vjetrën me modernen

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0