Mediat zvicerane bëjnë me dije se kompania ajrore «Germania Flug AG» tani do të ketë një pronare të re.
Ajo quhet Lejla Ibrahimi-Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina. Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit.
Gazeta zvicerane «HandelsZeitung» njoftoi se anëtari i bordit të Germania Urs Pelizzoni ka konfirmuar se «Germania Flug AG» do t’i përkasë 100% Lejla Ibrahimi-Sallahut, respektivisht firmës së saj Albex Aviation.
«Germania Flug AG» është kompani ajrore me seli në Zvicër dhe deri më tani 40% të pronësisë së saj e mbante kompania gjermane «Germania», e cila së fundi ka filluar proceduarat e falimentimit në Gjermani. Por, kompania me seli në Zvicër – «Germania Flug AG» – nuk ka qenë e prekur nga falimentimit dhe ka vazhduar fluturimet nga Zvicra në Kosovë dhe Maqedoni.
Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60% të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40% të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.