Pyetja më e shpeshtë e Facebook që ju rrëmben lumturinë

Pyetja më e shpeshtë e Facebook që ju rrëmben lumturinë


 

Të bësh pyetjen e duhur do të thotë të pyesësh për gjithçka. Të gjithë njerëzit kanë një të përbashkët, duan të jenë të lumtur ndërkohë që punojnë. Por a jemi ne me të vërtetë të lumtur? Gjigandi i medias sociale Facebook kohët e fundit zbuloi (tek redaktorët e Linkedin) pyetjen e vetme dhe më të kërkuar të intervistës së tij: “Në ditën tuaj më të mirë në punë, ditën kur ktheheni në shtëpi a mendoni se keni punën më të mirë në botë? Çfarë keni bërë atë ditë?

Me shumë siguri Silicon Valley ngulmon për këtë pyetje sepse ata duan të sigurojnë që punonjësit e ardhshëm do të jenë një përshtatje e mirë dhe se do të ishin të lumtur duke bërë atë që punojnë në Facebook në të vërtetë dhe në fakt kjo pyetje nxit direkt audiencën.

A po bëni mjaftueshëm për atë që e doni?

Ditët më të mira në punë janë kur ju bëni një punë të mirë dhe të vlerësuar pavarësisht rrethanave. Apo kur vendosni të shkruani një libër dhe shfrytëzoni edhe ditët tuaja të pushimeve për të ndërthurur aty edhe një moment frymëzimi. Të gjitha këto ju ndikojnë të kontribuoni me diçka unike dhe të veçantë. Ajo ç’ka në fund kupton secili nga ne është fakti qe shpenzon shumë pak kohë për gjërat që vërtetë do t’i bëjë, por që zbuloni që ditët tuaja më të mira nuk janë ditët e punës.

Duke u bërë një sipërmarrës ju mendoni se është e vetmja mënyrë për të bërë atë që doni, por në fakt nuk është kështu. Nëse kjo çon në largimin nga kompania, duke ndryshuar karrierën, duke ndjekur një thirrje, ose thjesht duke bërë disa ndryshime, pyetja që i shtroni vetes është :”A po bëni mjaftueshëm për atë që me të vërtetë ju bën të lumtur”?

Ju kërkoni që të punoni 

Ju kap frika kur vjen koha që ju duhet të paguani faturat tuaja të detyrueshme. Por çfarë ndodh kur si prioritet vendosni punën tuaj? Thjesht duke qenë më i lumtur me punën tuaj ju po i kushtoni vëmendjen e duhur vetes tuaj dhe kohës tuaj. Filloni me këtë dhe gjërat do të bëhen më të lehta. Mbi të gjitha, ju do të fitonin qetësinë e duhur dhe do të jeni të lumtur me punën tuaj.  Kështu të gjitha paqartësitë tuaja do të marrin fund.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0