Një shkëmbim popullor kriptovalute po fillon. Një kartë Visa në Mbretërinë e Bashkuar që do t’i lejojë përdoruesit të paguajnë me bitcoin, ethereum dhe litecoin. Kompania Coinbase tha se karta e cila do të konvertojë monedhat kripto në pound, mund të përdoret gjithashtu për të tërhequr paratë nga ATM-të. Ky aplikacion do të lejojë konsumatorët të vendosin se cila monedhë dixhitale duhet të përdoret. “Coinbase Card mbështet të gjitha mjetet që janë në dispozicion për të blerë dhe shitur në platformën Coinbase. Kjo do të thotë se ata mund të paguajnë për një vakt me bitcoin ose përdorin ethereum për të blerë biletat e trenit,”- tha Zeeshan Feroz, përfaqësues i Coinbase në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas kompanisë, kjo është karta e parë e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë shpejt do të jetë funksionale edhe në vende të tjera europiane. Njoftimi vjen pikërisht në momentin kur çmimet bitcoin po dalin nga një rënie e gjatë. Bitcoin kaloi nivelin 5,000 dollarë për herë të parë këtë muaj, që nga nëntori.
Lexo: Bitcoin nuk ka të ndalur, vlera e tij kalon 7000 dollarë
Ekspertët thonë se rritja e çmimit synon të tërheqë investitorë të rinj. Ajo mund të ketë një shtytje të mëtejshme, ndërsa kompanitë si Coinbase, duke u lejuar përdoruesve të kriptos t’i vendosin ato në kuletat dixhitale, e bën më të lehtë shpenzimin e monedhave dixhitale. Një kartë e ngjashme o hodh më parë në Shtetet e Bashkuara nga Shift Payments. Në Europë, pengesë mund të jetë kostoja e lartë . Ka një tarifë prej 2.49% për çdo transaksion në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shkon deri në 2.69% për transaksion diku tjetër në Europë, dhe 5.49% në vendet e mëtejshme. Shumica e kartave Visa të lëshuara nga bankat nuk ngarkojnë asnjë tarifë për transaksionet në tregun e tyre në vend.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.