Gjermania financon me 2 milionë euro bujqësinë shqiptare

Gjermania financon me 2 milionë euro bujqësinë shqiptare


Një projekt i ri me vlerë 2 milionë euro do të financohet nga qeveria gjermane për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. Kjo marrëveshje është nënnshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ Hannes Cassens.  Marrëveshja synon të nxisë konkurrueshmërinë e bujqësisë në Shqipëri.Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Çuçi tha se, “kjo paketë është tërësisht e fokusuar në objektiva realë.  Pas implementimit të këtij programit të parë, do të kemi edhe një marrëveshje tjetër me shtesë fondi 8 milionë euro”.

Lexo:   Impiante diellore lundruese në Shqipëri, Statkraft lidh marrëveshjen me Ocean Sun

Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ, sipas marrëveshjes:

  • Implementimi i strategjisë dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvillimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kërkesat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD).
  • Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë orientim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural)
  • Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural.
  • Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, shoqërisë civile, organizatave etj… me një fokus të veçantë në inovacionin në bujqësi)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0