Çelik Nimani, folës në konferencën Infocom X, tregon faktorin e suksesit të kompanive teknologjike - Business Magazine Albania

Çelik Nimani, folës në konferencën Infocom X, tregon faktorin e suksesit të kompanive teknologjike


Çelik Nimani nga Kosova u ngjit në skenën e Infocom X, për të prezantuar botën e software. Ai është partner dhe CEO i kompanisë Frakton Kosova, një kompani softuerike e specializuar për ndërtimin e software-ve, bashkë-themelues i WebEye, një aplikacion për gjurmimin e produkteve dixhitale dhe bashkë-themelues i Buzzin, një platformë e-commerce për stilistët në Ballkan. Që prej vitit 2011 ai mentoron dhe ndihmon themeluesit e startup-ve të reja në të gjithë Europën Lindore, nëpërmjet kontributit si lehtësues dhe organizator vullnetar për Startup Weekend/ UP Global.

Në një intervistë për BusinessMag, i pyetur se çfarë duhet të bëjnë kompanitë teknologjike që t’u përshtaten të gjitha ndryshimeve që po ndodhin në këtë fushë, ai thotë se, “kultura brenda kompanisë është faktori më i rëndësishëm që lidhet me suksesin dhe tërheqjen e zhvilluesve më të mirë të software”.

Lexon: Infocom X: Teknologjia, bazë zhvillimi për çdo sektor

“Faktorët që bëjnë dallimin mes një kompanie të sukesshme dhe një kompanie që mund të dështojë është kultura e kompanisë. Kompanitë duhet të investojnë në kulturën e tyre, pasi ky është faktori numër një që bën dallimin dhe tërheq vëmendjen e zhvilluesve.  Një faktor i dytë është prania e projekteve sfiduese, pasi kjo i shtyn zhvilluesit të avancojnë si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Faktorë të tjerë janë zhvillimi i produkteve inovative in-house, si dhe fleksibiliteti i orëve të punës”, shprehet Çeliku.

Këto janë faktorët që përcaktojnë suksesin e një kompanie për vitet e ardhshme, sipas tij. “Kompanitë që nuk investojnë në kulturën brenda tyre, që nuk investojnë në këto sfida brenda ekipit kanë për ta pasur të vështirë të mbajnë talentin për një kohë të gjatë, pasi do të kërkojnë një kompani tjetër, e cila u ofron kushtet e një kulture më të mirë që ka qoftë dhe detajet më të vogla, si lojëra argëtuese (ping-pong, bowling night, football games). Në ditët e sotme zhvilluesit po u kushtojnë shumë rëndësi këtyre faktorëve dhe duan të ndjekin karrierën e tyre në një ambient që i ofron ato”.

Mesa duket tashmë paga nuk po shihet si faktor përcaktues për të qëndruar në një kompani. Paga në bazë të kërkimit të tregun renditet e 6-ta, si faktor për të ndryshuar punë.

Ai thotë se në kompaninë e tij i aplikon të gjitha këto, pasi është një mjedis dinamik dhe ka një numër të madh kompanish IT që janë hapur dhe ekziston një konkurrencë e lartë lokale.

Krahas kësaj, konkurrenca më e madhe është prej kompanive globale, si në Austri, Gjermani, Zvicër, Amerikë, të cilat targetojnë zhvilluesit që janë zhvilluar dhe trajnuar prej kompanive lokale. Kompanitë e huaja janë një hap përpara në kulturën, trajnimet, sfidat. Për këtë arsye thotë Çeliku, “duhet të investojmë që të jemi konkurrues edhe në nivel global”.

Një çështje tjetër që vuri në dukje ai gjatë prezantimit, është kërkesa më e madhe se oferta për zhvillues, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Shkak për këtë, ndoshta është mungesa e shpalosjes së programeve të tilla në shkollat e mesme apo ato fillore. Megjithatë, si në Kosovë dhe në Shqipëri ka filluar të vihet re njëfarë ndryshimi pasi disa shkolla private kanë filluar të trajnojnë fëmijë në gjuhë programuese dhe interesohen ta bëjnë këtë vetëm se ka të ardhme në programim. Edhe pse këta persona po kalojnë në shkenca kompjuterike, numri i tyre është i pamjaftueshëm. Madje tani kanë filluar edhe disa akademi që të targetojnë këta të rinj dhe të bëjnë komunikimin e tyre.

Lexoni: Çelik Nimani, rrugëtimi i një Sipërmarrësi në ICT

“Nëse nisemi prej vetes”, thotë Çeliku, “nëse në shkollë fillore do të na kishte komunikuar dikush që shkencat kompjuterike, programimi shërben për të zhvilluar një lojë apo aplikacion tëndin, ne do të kishim zgjedhur një karrierë tjetër”.

Ai këshillon që kompanitë e teknologjisë të ftojnë fëmijët në ambientet e tyre për t’u treguar që e ardhmja dhe çdo profesion tashmë është e lidhur me software dhe natyrisht duhet të bëhet një lloj presioni tek institucionet arsimore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, për të trajnuar dhe edukuar më shumë brezat që po vijnë. Përderisa nuk po merret arsimi me këtë pjesë, kompanitë janë duke ofruar trajnime vetë, duke zhvilluar in-house training, ku edukojnë ekipin me aftësitë për punën. Pra, për vendet e reja të punës që kanë në kompani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0