Zbulohen sot fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards - Business Magazine Albania

Zbulohen sot fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards


Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizon për vitin e 7-të radhazi garën mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe informacionit, Albanian ICT Awards.

Dita e sotme, data 30 Prill 2019 përkon me aktivitetin përmbyllës të kësaj ngjarje, Mbrëmja Gala, pas një maratone 90 ditore në kërkim, identifikim dhe shpërblim të shpirtit novator, produktiv, sipërmarrës dhe teknologjik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Lexoni: Hapet edicioni i shtatë i ICT Awards, me panelin e përbërë nga fëmijë

Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre: Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z. Valdrin Luka, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë z. Eduard Shalsi, Serkretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu, politikanë, diplomatë, akademikë, studiues, të rinj dhe të reja të botës së teknologjisë nga mbarë trevat shqipfolëse, të cilët me pjesëmarrjen e tyre po aq sa kandidatët e ICT Awards dëshmojnë karakterin mbarëkombëtar të kësaj gare.

I konsideruar gjerësisht si “Oscar” i teknologjisë në Shqipëri, Albanian ICT Awards vlerëson dhe shpërblen çdo vit profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinj, të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre të palodhur në komunitetet ku jetojnë.

Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë model për të gjithë të rinjtë në Shqipëri, sepse ky brez shqiptar nuk ka asnjë dallim nga asnjë brez të rinjsh në çdo cep të botës dhe kjo falë teknologjisë.

Ku dhe kur?

  • Qyteti: Tiranë
  • Vendi: MAK Hotel Tirana
  • Data: 30 Prill 2019
  • Hapja: 18:00
  • Mbyllja: 22:00

Albanian ICT Awards VII përfaqësohet nga 7 kategori vlerësimi:  ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit ICT Ylli në Ngritje,  Gruaja ne ICT,  ICT Shërbimi Publik i Vitit si dhe Siguri Kibernetike.

Përveç çmimeve shpërblyese për kategoritë e lartpërmendura si çdo edicionin Mbrëmja Gala rezervon jo vetëm mirënjohje për finalistët, por edhe çmime surprizë, të cilat do të zbulohen gjatë aktivitetit.

Edicioni i 7-të startoi më 6 Shkurt në Tiranë dhe do të përmbyllet më 30 Prill 2019 në Mbrëmjen Gala, e cila organizohet në MAK Hotel Tirana (Ish Sheraton Tirana Hotel). Janë organizuar më shumë se 25 takime në shkolla, universitete, qendra dhe hapësira inovacioni në kuadër të edicionit të 7-të në: Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Vlorë, Pejë, Prizren, Preshevë, Lezhë, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Lexoni: ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore

Që nga edicioni i parë janë vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe vlerësuar e shpërblyer mëse 100 prej tyre. Në këtë edicioni pranë ICTAwards.org mbërritën 110 aplikime në 7 kategori. Ato janë vlerësuar nga një panel jurie e përbërë nga profile të ndryshme të shoqërisë, përfaqësues institucionesh publike, universitete, njerëz të shkencës, biznesit, ekspertë, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.

Me partnerët strategjik si Fondacioni “Dritan Hoxha”, banka Raiffeisen në Shqipëri, të mediave si Top Channel, TV Klan, Business Magazine Albania dhe kompanive private si ALBVISION e shumë partnerëve dhe sponsorëve të tjerë, ICT Awards edhe këtë vit do të shpërblejë finalistët dhe fituesit me çmime të ndryshme.

Axhenda e aktivitetit:

  • 18:00 – 19:30 Regjistrimi & Networking
  • 19:45 – Hapja e Mbrëmjes Gala
  • 20:00 – Ndarja e çmimit Ylli në Ngritje
  • 20:30 – Ndarja e çmimit Diploma e Vitit
  • 20:45 – Ndarja e çmimit Mobiliteti i Vitit
  • 21:00 – Ndarja e çmimit Gruaja në ICT
  • 21:15 – Ndarja e çmimit Inovacioni i Vitit
  • 21:30 – Ndarja e një çmimi surprizë
  • 21:45 – Ndarja e çmimit Shërbimi Publik i Vitit
  • 22:00 – Ndarja e Çmimit Cyber Security
  • 22:15 – Mbyllja / Closing, Cocktail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0