Çfarë ndodhi me Teslën që "fluturoi" në Mars?

Çfarë ndodhi me Teslën që “fluturoi” në Mars?


Sipas historisë, ne kemi nisur shumë gjëra në hapësirë, kitarë, robotë, disqe ari… por asgjë nga këto nuk krahasohet me atë që Elon Musk dërgoi në fillim të vitit 2018. Një Falcon Heavy, ku në sfond luhej kënga Space Odyssey nga David Bowie.

Roadster po udhëton në hapësirë me mijëra kilometra në orë, më shpejt se një avion luftarak, por ndryshe prej tij kjo makinë nuk po harxhon karburant.

Aktualisht Roadster është në një rrugë eliptike rreth diellit. Ai bën një orbitë të plotë çdo 557 ditë dhe është llogaritur që orbita e tij e parë të përfundojë në fund të vitit 2019. E vetmja gjë që mund ta pengojë është një shpërthim asteroidi.

Lexoni: Niset më në fund Falcon Heavy. Musk bën historinë!

Ndoshta në një të ardhme, ai do të gjejë rrugën për t’u kthyer në Tokë. Një ekip nga Universiteti i Torontos ka zbuluar se në vitin 2091 ai do të kalojë afër Tokës, dhe do të kemi mundësinë ta shohim me teleskop. Por, nëse nuk prisni dot aq gjatë, mund ta ndiqni Roadster-in online.

Fansat e shumtë përdorin të dhënat e NASA për të projektuar vendodhjen e makinës në hapësirë. Për momentin ajo do të vazhdojë udhëtimin e saj të gjatë rreth sistemit tonë diellor. Dhe nëse një ditë do të mund të shkojmë dhe ne në Mars, ndoshta rrugës do të shohim dhe “monumentin” e Roadster.

Lexoni: Lidhni rripin e sigurimit! Në vitin 2022 do të fluturojmë në Mars

/businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0