Markat drejt implementimit të marketingut brenda kompanisë. Ja pse Reebok është kundër këtij trendi - Business Magazine Albania

Markat drejt implementimit të marketingut brenda kompanisë. Ja pse Reebok është kundër këtij trendi


Një numër gjithnjë e më i madh i markave po zgjedhin ta bëjnë vetë marketingun e tyre, një burim ky shqetësimi për agjencitë tradicionale. “Association of National Advertisers” zbuloi se 78% e markave të anketuara në një studim kishin forma të ndryshme marketingu që i implementonin vetë brenda agjencisë së tyre.

Verizon, JPMorgan Chase dhe Chobani janë ndër marketerët që po e nxisin këtë trend, i cili është motivuar nga një dëshirë për më shumë kontroll, transparencë dhe shkurtim të kostove.

Lexoni: Reklama e Reebok: Nëse vrapon shpejt sa duhet, fiton një palë atlete FALAS

Por nga ana tjetër Reebok është një marketer që po e kundërshton këtë trend.

Meqë është një kompani globale, Reebok mbështetet në agjencitë e jashtme për të siguruar që mesazhi i tij është i qëndrueshëm në të gjithë tregjet, tha Melanie Boulden, VP e marketingut pranë Reebok.

Ndërsa kompania e atleteve ka grupe të vogla PR, kreative dhe të medias brenda kompanisë, ajo lejon që agjenci të jashtme të merren me fushatat e mëdha globale.

“Ndërsa unë kam një ekip ekspertësh, të cilët janë të përgatitur për produktin dhe marketingun, është e rëndësishme që të kemi partnerë të jashtëm në tregje të ndryshme, pasi janë më të përditësuar me teknologjitë dhe trendet më të fundit, duke qenë se marketingu dixhital zhvillohet çdo ditë dhe ne duam të sigurohemi që jemi një organizatë moderne në marketing,” vazhdoi Boulden.

Për shumicën e marketerëve, marketingu brenda kompanisë, nuk është një vendim gjithçka ose asgjë. Në të vërtetë, anketa e ANA gjithashtu zbuloi se 90% e të anketuarve ende përdorin agjencitë në një mënyrë apo një tjetër.

Reebok kohët e fundit hoqi një reklamë nga mediat online pasi u kritikua në lidhje me të. Madje një drejtor marketingu i Reebok dha dorëheqjen.

Boulden tha se aksidenti nuk ishte i lidhur me qasjen e agjencisë së kompanisë, por ishte i lidhur me një “dështim në procesin e realizimit”.

Lexoni: Çfarë fshihet pas emrit të këtyre markave?

“Ishte krijimi i saj dhe mënyra se si u mor përmes sistemit,” tha ajo. “Nuk është krijuar e as nuk nënkupton diçka në mënyrë të papërshtatshme. Ne jemi një organizatë e madhe dhe tregje të ndryshme kanë disa autonomi për të bërë një punë të caktuar që lidhet me botën e tyre. Gjëja më e rëndësishme është të mësosh prej saj dhe të sigurohesh që je duke vendosur procedurat e duhura, kontrollet dhe balancat në vend, për të shmangur që diçka si kjo të ndodhë përsëri.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0