Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen kërkon falje pas citimit të frazës së Holokaustit - Business Magazine Albania

Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen kërkon falje pas citimit të frazës së Holokaustit


Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen Herbert Diess ka kërkuar falje publikisht për komentet e bëra që duket se kanë shfaqur një slogan të epokës naziste, duke mbyllur kështu një javë të vështirë për prodhuesin e makinave pasi është ndeshur me një padi të SEC (Securities and Exchange Commission).

Diess tha “ebit macht frei” në një event të brendshëm të kompanisë ditën e Martë, e cila i bën jehonë shprehjes “puna ju bën të lirë, e cila ishte e shkruar në portat e kampeve të përqendrimit siç është Auschwitz.

Lexoni: Ford dhe Volkswagen forcojnë aleancën për makinat autonome

EBIT është një akronim i përdorur zakonisht për “të fitosh përpara interesave dhe taksave”. Komentet e CEO-s u raportuan për herë të parë nga mediat gjermane.

“Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im që kjo deklaratë të vendoset në një kontekst të tillë”, tha CEO në një deklaratë me email. “Kjo ishte padyshim një zgjedhje e keqe e fjalëve. Më vjen keq”.

Ka qenë një ditë e vështirë për prodhuesin gjerman. Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë dhe Bursës paditi kompaninë dhe ish-drejtorin e saj ekzekutiv, Martin Winterkorn, si pjesë e një skandali të emetimeve, që supozohet se mashtroi investitorët amerikanë. Në një email të veçantë për Business Insider, Volkswagen e quajti rastin “ligjërisht dhe faktikisht të çalë dhe Volkswagen do ta kundërshtojë atë me forcë”.

Lidhja historike midis Volkswagen dhe Holokaustit shkon më thellë. Në fillim të viteve ’30, udhëheqësi nazist Adolf Hitler urdhëroi ndërtimin e një makine për popullin, ose “Volkswagen”. Kompania u themelua në vitin 1937 si pjesë e një plani për të siguruar gjermanët të përballonin një makinë dhe shfrytëzonin punën e skllevërve nga ata që ishin në kampet e përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lexoni: Volkswagen së shpejti “Made in Serbia”

Aksionet e Volkswagen ranë 0.6% që nga ora 9 a.m në Londër.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0