Fraza me 3 fjalë që mund t'ju ndihmojë të merrni vendime më shpejt

Fraza me 3 fjalë që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më shpejt, sipas Jeff Bezos


“Kundërshto dhe përkushtohu”.

Sipas Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon, kjo frazë është çelësi për të qenë sa më efektiv.  

Bezos vazhdimisht i rikujton stafit se ata kurrë nuk duhet të jenë të vetëkënaqur me suksesin e tyre.

Ai shkruan:

“Nëse keni bindje në një drejtim të caktuar edhe nëse nuk ka pasoja është mirë të thuhet, ‘Ne nuk jemi dakord sepse kemi mendime të ndryshme. Gjejmë një zgjidhje të thjeshtë? Kundërshto dhe përkushtohu. Në momentin qe e thoni këtë, bashkëbiseduesi nuk do të jetë i sigurt për përgjigjen, por gjithsesi do të thotë Po”.

Mospajtimi dhe përkushtimi është përdorur si strategji nga Amazon edhe për shitjen e produkteve si Alexa dhe Echo. Kushdo që punon me një produkt të ri duhet të ndajë mendimin e tij.

Amazon e përshkruan kështu këtë parim:

“Drejtuesit janë të detyruar të sfidojnë vendimet kur nuk janë dakord me to, edhe pse kjo është disi jo e sjellshme apo e lodhshme. Drejtuesit kanë bindje dhe janë të palëkundur. Ata nuk bëjnë kompromise për hatër të kohezionit social. Kur merret një vendim, ata  përkushtohen plotësisht”.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0