Përmirësohet tregu i punës në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Mali i Zi shënojnë rritjen më të madhe

Tregu i punës në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Mali i Zi me rritjen më të madhe


Ecuria e tregut të punës në vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdoi të përmirësohej me një ritëm më të ngadaltë pavarësisht rritjes ekonomike në rajon, raporton Banka Botërore dhe Instituti i Vienës për Studimet Ndërkombëtare Ekonomike.

Rreth 68,000 vende të reja pune janë krijuar mes tremujorit të dytë të vitit 2017 dhe tremujorit të dytë 2018, krahasuar me 231,000 këtë vit. Ndërkohë, GDP në rajon është rritur 3.9% në 2018 nga 2.5% në 2017, shkruhet në raportin “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor” për vitin 2019.

Shqipëria dhe Mali i Zi shënojnë rritjen më të madhe në rajon, përkatësisht me 3.3%, të pasuara nga Maqedonia e Veriut me 2.1% rritje. Shumica e vendeve të reja të punës janë krijuar në industri dhe shërbime. Femrat vazhdojnë të jenë jo të përfaqësuara në tregun e Ballkanit Perëndimor.

“Përmirësimet në tregun e punës janë inkurajuese, por tendenca ngadalësuese ngre disa shqetësime”, tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Ne ende kemi nevojë për një sektor privat më të fuqishëm, që gjeneron vende pune adekuate dhe politika publike që përmirësojnë punësimin e fuqisë punëtore për të mbështetur punën e tregut të punës në të ardhmen”.

Situata e punësimit të të rinjve vazhdon të përmirësohet, me rënien e papunësisë së të rinjve me 3 pikë përqindje në 34.6%.

/SeeNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0