Nike gjobitet nga BE për kufizime në shitjet e produkteve të futbollit

Nike gjobitet nga BE për kufizime në shitjet e produkteve të futbollit


Nike është gjobitur nga Komisioni Europian për kufizimin e shitjes ndërkufitare të mallrave që mbanin logot e disa prej klubeve më të mira të futbollit të Europës.

Gjoba prej 12.5 milionë eurosh ka të bëjë me mallra të tillë si filxhanë, mbulesa krevati dhe materiale të tjera kancelarie, që mbajnë markën e klubit, por jo markën tregtare të Nike.

Lexoni: Reklama e re e Nike, është një letër vizuale fymëzuese për të gjitha femrat

Produktet e Manchester United dhe Barcelona ishin ndër ata që u prekën.

Komisioni gjeti firma të regjistruara të Nike të cilët prodhonin dhe shisnin produktet jashtë kufijve.

“Tifozët e futbollit i preferojnë shumë produktet e markës nga ekipet e tyre të preferuara”, tha komisioneri i konkurrencës Margrethe Vestager.

“Nike ka penguar shumë nga të licencuarit e tij që të shesin këto produkte të markës në një vend tjetër, duke çuar në zgjedhje më të pakëta dhe çmime më të larta për konsumatorët”.

Njësoj si Manchester United dhe Barcelona, komisioni tha se produktet nën logon e Juventus, Inter, A.C. Milan dhe AS Roma ishin gjithashtu të ndikuara, si dhe federatat kombëtare si Federata Franceze e Futbollit.

Lexoni: Nike, historia e një marke 55 vjeçare

Veprimet e jashtëligjshme kanë ndodhur gjatë periudhës 2004 në 2017, tha komisioni.

Nike mori një ulje prej 40% në gjobën e tij për bashkëpunim gjatë hetimit.

“Nike bashkëpunoi me komisionin përtej detyrimit ligjor për ta bërë këtë, në veçanti duke mundësuar informacione të nevojshme për komisionin që e zgjeruan horizontin e tij për çështjen,” tha komisioni.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0