4 mënyra për të përmirësuar produktivitetin e ekipit tuaj - Business Magazine Albania

4 mënyra për të përmirësuar produktivitetin e ekipit tuaj


Çdokush që zotëron një biznes është i fiksuar me produktivitetin dhe me të drejtë. Është një matematikë e thjeshtë, nëse biznesi juaj është më produktiv, ju sillni më shumë të ardhura. Pyetja që pason është se si ju i bëni punonjësit tuaj më produktivë?

BusinessMag në këtë artikull ju sjell katër mënyra për t’i bërë punonjësit tuaj të jenë më produktiv duke u dhënë atyre një cilësi më të mirë të jetesës.

Lexoni: 5 gjëra që ju ulin produktivitetin

1. Njihni rezultatin, jo përpjekjen

Ekziston një “kulturë ngutje” e përhapur për të punuar për një shumë kohë të gjatë dhe duke e shtyrë veten përtej limiteve. Mos e bëni zakon të punoni me orë të stërgjatura. Përkundrazi, krijoni një sistem që sjell rezultatet. Përdorni një sistem për të matur nëse po i përmbushni qëllimet tuaja apo jo. Njerëzit tuaj duhet të përqëndrohen në atë që ka rëndësi. Gjithashtu ky sistem mund t’iu ndihmojë me prioritetet e punëve tuaja. Ju mund të kuptoni lehtësht se çfarë duhet të bëni menjëherë dhe çfarë të bëni më vonë.

2. Inkurajoni një mënyrë jetese të shëndetshme

Një trup aktiv është një mendje aktive. Disa studime kanë treguar lidhjen midis aktivitetit fizik të rregullt dhe shëndetit të trurit. Të ushtruarit ndihmon me kujtesën, përqendrimin, shëndetin mendor, kreativitetin dhe aftësinë konjiktive kur të plakeni.

Ju mund të ndërtoni një mini-palestër në objektin tuaj. Kjo është një ide e mirë për të ndihmuar punonjësit tuaj të aktivizohen, veçanërisht nëse biznesi juaj është në zyrë. Ju gjithashtu mund të zhvilloni aktivitete të ndryshme për t’i bërë punonjësit tuaj më produktive dhe të kënaqur.

3. Jepuni punonjësve tuaj autonomi

Nëse dëshironi që punonjësit tuaj të jenë produktivë, ju duhet t’u jepni atyre hapësirë ​​për të punuar në mënyrën e tyre pa atë mikro-menaxhimin e tmerrshëm. Kjo do të thotë delegimin e përgjegjësive tek ata dhe duke u besuar atyre që të kryejnë detyrat që u janë përcaktuar.

Ata gjithashtu duhet të kenë lirinë për të marrë iniciativë dhe të bëjnë gjëra që mendojnë se do të jenë të mira për kompaninë edhe nëse përfundojnë duke gabuar.

4. Mos injoroni zakonet e këqija

Ju nuk mund të injoroni zakonet e këqija të dikujt dhe t’i justifikoni ata vetëm për arsye se janë punonjës performantë dhe iu sjellin rezultate. Gjërat si nuk shfaqen në kohë, nuk plotësojnë raportet, nuk veprojnë në mënyrë profesionale apo të mirë, ose diçka më serioze duhet të trajtohen edhe nëse është punonjësi juaj më i mirë.

Lexoni: Si mund të rrisni produktivitetin dhe përqëndrimin në punë?

Kjo u tregon punonjësve të tjerë se është një fushë e barabartë dhe pa marrë parasysh rezultatet e tyre, pritet që ata të vazhdojnë të sillen në mënyrë profesionale. Kjo barazi mes punonjësve bën që të jetë produktiviteti i lartë brenda kompanisë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0