1. Merrni një diplomë
2. Filloni një punë
3. Ndërtoni një rrjet kontaktesh
4. Ruani pak kapital
5. Filloni biznesin tuaj
Supozimi është se ju do të jeni gati për të nisur startup-in tuaj kur të shkoni në ’30 ose ’40. Ose ndoshta 50-tat tuaj, sepse, ju e dini … pastaj vijnë fëmijët.
Lexoni: Disa aftësi që çdo njeri duhet t’i mësojë në të 20-at e tij
Me këtë artikull nuk duam të paragjykojnë personat që zgjedhin këtë rrugë tradicionale, por kjo nuk ka më shumë kuptim, sepse gjatë dy dekadave të fundit, korporatat e mëdha, akademitë, qeveria ka manipuluar botën e biznesit në mënyrë që sa më gjatë të prisni për të filluar kompaninë tuaj, aq më pak ka gjasa që ju të jeni të suksesshëm.
Për shkak të kësaj, sipërmarrësit e rinj duhet të fillojnë startup-in e tyre menjëherë, në vend që të presin derisa të kenë një diplomë dhe përvojë. Ja pse:
1. Kolegji është bërë gjithnjë e më pak i rëndësishëm
Nëse e dini që do të jeni sipërmarrës, universiteti është një humbje kohe. Shumica e universiteteve të biznesit shumë pak mësojnë aftësitë e shitjes – aftësitë më të rëndësishme të biznesit për çdo sipërmarrës. Për më tepër, universitetet janë gjithmonë një dekadë mbrapa botës reale në aftësitë teknike dhe teknologjinë.
2. Kolegji është bërë shumë i shtrenjtë
Sa mijëra herë keni lexuar rreth të diplomuarve të fundit të cilët nuk mund të fitojnë një punë të mirë në fushën e tyre, por megjithatë janë zhytur në borxhin e studentëve? Në të kundërt, sa herë keni dëgjuar sipërmarrës të suksesshëm të thonë: “Wow, unë jam i lumtur që u diplomova”? Asnjëherë, apo jo? Nëse doni që të shpenzoni para dhe të përfundoni një shkollë që nuk ju çon gjëkundi, pse mos zotëroni një biznes që kushton për ta hapur ndoshta dhe më pak para se sa shpenzoni për një universitet?
3. Kolegji nuk i bën më përshtypje rekrutuesit
Le të supozojmë se doni të filloni biznesin tuaj, por jeni duke bërë universitetin si një plan rezervë, për shembull “Unë do të nis këtë startup dhe do të bëj më të mirën time, por nëse dështoj do të mund të përdor diplomën time për të filluar një punë.” Epo nëse po mendon kështu, po dështon para se të fillosh dhe nuk po e sheh veten si një sipërmarrës. Le të supozojmë se ky është një plan i arsyeshëm. Por më duhet t’iu them që rekrutuesit janë shumë më të impresionuar nga një përpjekje për të filluar kompaninë tuaj se sa për notat tuaja në sistemin universitar.
Lexoni: 6 gjëra që duhet të bëni për karrierën në të 20-tat tuaja
4. Punëdhënësit punësojnë kontraktorë, jo punonjës
Sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer nga Allison & Taylor Reference Checking, “rritja aktuale e freelance-ing vlerësohet të jetë tre herë më e shpejtë se ajo e fuqisë punëtore tradicionale, me rreth 47% e milleniëls që punojnë tani në kapacitete të pavarura. Sipas normës së rritjes, shumica e fuqisë punëtore do të jetë e pavarur deri në vitin 2027.” Pozicionet freelancing nuk kanë përfitime dhe paguhen më pak, duke e bërë më të vështirë që të lini mënjanë paratë që ju nevojiten për të filluar biznesin tuaj.
5. Punëdhënësit kufizojnë ligjërisht mundësitë tuaja
Ju mund të mendoni se po fitoni përvojë të vlefshme dhe kontakte që mund t’i përdorni për të nisur biznesin tuaj, por shanset janë që marrëveshja juaj me punëdhënësin e kufizon shumë aftësinë tuaj për të përdorur gjithçka që keni mësuar. Ju mund të filloni biznesin tuaj dhe të gjeni veten në fund të një padie, nga një kompani që mund të përballojë një staf të tërë avokatësh për t’u siguruar që ju të mos filloni asgjë.
6. Rezymetë nuk u bëjnë më përshtypje investitorëve
Investitorët as nuk duan t’ia dinë në lidhje me përvojën tuaj të kolegjit. Ata gjithashtu nuk e vlerësojnë as përvojën tuaj të punës, përveç nëse ajo që ju po bëni ndikon drejtpërsëdrejti në ndërtimin dhe drejtimin e kompanisë që po parashikoni të filloni. Investitorët duan njerëz që kanë filluar me sukses bizneset e tyre ose, të paktën, dikë që ka fituar përvojë të vlefshme për fillimin e një biznesi.
Lexoni: Milionerë mund të bëheni që në të 20-at tuaja
7. Bollëku është një burim i kufizuar
Ju mund të mendoni se të gjitha orët e gjata dhe puna e madhe që bëni për dikë tjetër po ju përgatit për orët e gjata dhe punën e madhe që ju nevojitet për ta bërë startup-in tuaj të suksesshëm. Por po mendoni keq. Plani i punëdhënësit është që të konsumoni energjinë rinore dhe entuziazmin. Është më mirë që të harxhoni energjitë tuaja, duke bërë biznesin tuaj një sukses, sesa të punoni për xhepat e dikujt tjetër, apo jo?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.