'Unë jam si një karikaturë e vetes'... Këto janë disa nga thëniet e ikonës Karl Lagerfeld

‘Unë jam si një karikaturë e vetes’… Këto janë disa nga thëniet e ikonës Karl Lagerfeld


Karl Lagerfeld, drejtori kreativ ikonë i shtëpisë së modës Chanel vdiq në Paris në moshën 85 vjeçare. Ai la pas një trashëgimi në modë që do të frymëzojë brezat e ardhshëm të dizajnerave.

Lagerfeld e nisi punën e parë në industrinë e modës në vitin 1955 si asistent i dizajnerit francez Pierre Balmain. Dy dekadat e ardhshme ai i kaloi duke punuar në mënyrë të pavarur për disa nga shtëpitë e modës më të njohura, duke u bërë kështu pjesë e Chanel në vitin 1983, 12 vjet pas vdekjes se themelueses Coco Chanel. Ai është vlerësuar për transformimin e shtëpisë në një nga brandet luksoze më fitimprurëse në botë.

Lexoni: Motivohuni nga Coco Chanel për të arritur suksesin

Por, Lagerfeld nuk ishte i famshëm vetëm për veshjet, bizhuteritë dhe parfumet që dizenjoi. Ai gjithashtu do të mbahet mend për komentet e tij të sinqerta dhe shpesh herë kontorverse për: modën, stilin, karrierën, stilin e jetesës, etj., që tani njihen si thëniet e Karl Lagerfeld.

Për Karlin:

“Unë jam një diamant i zi, i pastër. Diamantët e zinj janë të rrallë, të vështirë për t’u prerë dhe jo-komercial.”

Për dizajnet e tij:

“Improvizo. Bëhu më kreativ. Jo sepse duhet, por sepse ti do. Evolucioni është sekreti për hapin e rradhës.”

Për paratë:

“Nëse hidhni para jashtë dritares, hidhini me gëzim. Mos thoni: “Kjo nuk duhet bërë”, është shumë borgjeze.”

Për pasurinë e tij:

“E kam ditur gjithmonë që kam lindur për të jetuar kështu, që do të bëhesha një farë legjende.”

Për veten:

“Unë jam bërë një karikaturë e vetes dhe më pëlqen.”

Për imazhin e tij:

“Dua të kem një imazh sipërfaqësor. Nuk dua të dukem serioz. Ti mund të jesh serioz, por nuk duhet ta tregosh këtë.”

Për etikën e punës:

“Asnjëherë nuk jam i lumtur me veten. Gjithmonë mendoj se jam dembel apo se mund të kisha bërë më mirë.”

Për egon:

“Nuk jam i fiksuar me emrin tim, jam i fiksuar me pamjen.”

Për imazhin:

“Të mendosh se aparenca nuk vlen në ditët e sotme është një gënjeshtër; Ajo të lejon të jetosh në harmoni me veten.

Për stilin: 

“Mos u vish për të vrarë, vishu për të mbijetuar.”

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0