266 studentë të Fakultetit Ekonomik do të bëjnë praktikat profesionale pranë Ministrisë së Financave dhe institucioneve në varësi të saj. Ministrja e Financave Anila Denaj ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të Universitetit të Tiranës.
Nisma merret pas shpalljes së paktit më Universitetin nga ana e Qeverisë.
Në portalin punëtëmbarë.al Qeveria ka hapur aktualisht 203 vende vakante dhe 44 pozicione jashtë shërbimit civil.
Lexo: Student, nuk e ke idenë çfarë ke bërë!
Për kërkimin shkencor, Denaj tha se “do të zërë vëmendje të veçantë dhe ministria do të mbështesë universitetin që në përthithjen e grateve nga donatorët”.
Për këtë pranë Ministrisë së Financave është ngritur zyra e bashkëpunimit me studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.