U desh vetëm një vezë. Një postim në Instagram që nuk mund të injorohej.
Mbrëmjen e datës 4 Janar, një burrë apo një grua po lexonte disa artikuj online, kur papritur po mendonte për 20 postimet më të pëlqyera në Instagram për vitin 2018. Këtu lindi dhe frymëzimi.
Lexoni: Fotografia e një veze është tani postimi më i pëlqyer në Instagram
“Mendova se do të ishte një eksperiment shumë interesant që duhet ta provojmë dhe të thyejmë rekordin me diçka shumë të thjeshtë,” tha Eugene Egg, personi misterioz që fshihet pas postimit të vezës i cili nuk pranon të ndajë identitetin e tij real. “Kjo më bëri të vendos për vezën. Mendova se veza do të ishte diçka qesharake dhe mund të rrëmbente fronin.”
Të hënën në mëngjes deri në orën 11:00, veza kishte kaluar 29 milionë pëlqime, duke u bërë kështu postimi më i pëlqyer në platformën e Instagram. Postimi eklipsoi foton e Kylie Jenner të publikuar në 6 Shkurt 2018, që mbante rekordin me 18 milionë pëlqime.
“Interneti është fantastik. Por këtë nuk e arrita unë, e bëri Egg Gang,” thotë Eugene Egg në intervistën e dërguar me email. “Haha, mos u mërzit Kylie. Çdo gjë është e drejtë në dashuri dhe në luftë.”
/Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.