23 vjeçarja është nominuar në kategoritë “Best New Artist 2019” dhe “Best Dance” në Grammy.
Në reklamat e “Times Square” shkruhet “Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa.”
Ajo së fundi ka publikuar këngën “Swan Song” të shoqëruar edhe me videoklip. Këngë kjo që është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”, i cili do ta ketë premierën ditën e Shën Valentinit më 14 Shkurt të këtij viti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.