Përshkrimi i Programit
Programi është i shtrirë në dy ditë. Dita e parë merret me pjesën teorike të të folurit në publik, ndërsa dita e dytë do të përqëndrohet në disa shprehi praktike të situatave të veçanta, sidomos në komunikimin me median dhe pitching (prezantimi i kompanisë).
Kush janë përfituesit?
Përfaqësues të kompanive të ndryshme, anëtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Metodologjia
Programi i trajnimit është një ndërthurje e prezantimeve, ushtrimeve, punëve praktike dhe punës në grup. Pjesëmarrësit do të nxiten të përdorin njohuritë e reja në situata reale si dhe të rifreskojnë njohuritë ekzistuese nëpërmjet diskutimeve të hapura, sesioneve pyetje-përgjigje, ushtrimeve, etj.
Dita 1
- Tema 1: Frika nga skena dhe si të fitosh mbi të?
Vlerësimi i aftësive ekzistuese
Menaxhimi i ankthit
Lista e kontrollit - Tema 2: Të kuptojmë Audienca(t). Analiza e audiencës.
- Tema 3: Mesazhi. Zhvillimi i prezantimit. Komunikimi vizual, me figura dhe verbal
Dita 2
- Tema 1: Gjuha e trupit/joverbal/funksionet e tërheqjes së vëmendjes
- Tema 2: Pitching. Prezantimi i kompanisë për audiencat e ndryshme
- Tema 3: Komunikimi me median. Intervista TV.
Lektore: Valbona Sulçe
Valbona Sulçe është studiuese dhe gazetare nga Tirana. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, BA në Gjuhë dhe Letërsi dhe ka Master në Studime Europiane nga i njëjti Universitet. Aktualisht ajo është studente në Shkollën Doktorale të Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Fushat e saj të interesit përfshijnë: diversitetin në media, barazinë gjinore, raportimin e lajmeve dhe etikën në media.
Karriera e saj si gazetare filloi me TV Arberia në vitin 1998 si një gazetar politik dhe anchorwoman. Ajo ka fituar çmimin “Programi më i mirë televiziv i vitit 1999” për programin e përditshëm të fokusuar në konfliktin në Kosovë. Aktualisht ajo është një gazetare e pavarur dhe një bloger në një gazetë të përditshme “Dita e Katërt”.
Ajo ka ligjëruar për shumë vite lëndët e “Raportimit të Diversitetit”, “Hyrje në Media dhe Komunikim” për disa universitete në Shqipëri. Valbona është një trajnere në Institutin Shqiptar të Medias dhe një konsulente mediatike për organizata të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Valbona është një kontribuese e rregullt në “MediaLink”, një revistë online që synon debatin rreth situatës së mediave në Shqipëri.
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për anëtarët e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.
Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 20 Nëntor 2018.
Për më shumë informacion kontaktoni Ornela Sulce në numrin e tel: +355 (0) 45 800 934 ose E-mail: ornela_sulce@cci.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.