Po luftoni të jeni të motivuar? Mos kërkoni këshilla, jepini ato - Business Magazine Albania

Po luftoni të jeni të motivuar? Mos kërkoni këshilla, jepini ato


Sipas një studimi të dy psikologëve të Wharton dhe Universitetit të Chicago-s, të pa motivuarit kanë nevojë për më shumë besim, jo më shumë informacion. Një sërë eksperimentesh nga psikologët Lauren Eskreis-Winkler dhe Ayelet Fishbach u bazuan në disa pika të thjeshta, por të fuqishme.

Në të shumtën e kohës, njerëzit nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë, jo sepse nuk kanë informacion. Një rast konkret janë njerëzit që e pinë cigaren edhe pse e dinë që cigarja vret.

Problemi qëndron shpesh tek besimi i ulët. Për një arësye a tjetër, njerëzit nuk besojnë se do t’ia dalin, ndaj nuk ia nisin kurrë. Duke u dhënë këshilla atyre, çka do të thotë t’u japësh informacion, nuk ndikoni në rritjen e besimit të tyre. Por, çfarë ndodh nëse u kërkoni këshilla?

Nuk ka rëndësi se me cilët njerëz të pamotivuar punuan për studimin Eskreis-Winkler dhe Fishbach: të rritur që nuk mund të humbasin peshë, apo nxënës që duan të kenë rezultate të mira në shkollë. Shqetësimi është i njëjtë.

Eskreis-Winkler dhe Fishbach zbuluan se 72% e njerëzve që po luftonin për të kursyer para thanë se dhënia e këshillave i ka nxitur ata të kursejnë më shumë para se sa kursyen kur morën këshilla nga ekspertë në fushën e kursimeve. 77% e personave që luftonin për menaxhimin e zemërimit, thanë se ishin më të motivuar të kontrollonin temperamentin e tyre pasi dhanë këshilla për menaxhimin e zemërimit, krahasuar me periudhën kur morën këshilla në këtë drejtim.

72 % e të rriturve që përpiqeshin të binin në peshën thanë se duke dhënë këshilla për këtë çështje fituan më shumë besim krahasuar me besimin që morën nga këshillat e një nutricionisti nga Mayo Clinic.

Këto gjetje nuk janë vetëm befasisht të qëndrueshme, por edhe shumë të dobishme. Nuk ka rëndësi për cilën fushë të jetës flasim. Ky studim tregon se duhet thjeshtë të vendosni veten në rolin e tjetrit me të njëjtat probleme që po kërkoni zgjidhje. Kjo do t’ju motivojë më shumë se çdo këshillë, apo dhënie informacioni.

Vendimet më të mira janë vetëm një imagjinatë larg

Ndërsa puna e Eskreis-Winkler dhe Fishbach duket vendimtare, ata nuk janë psikologët e parë që sugjerojnë se të shikoni problemet sikur i përkasin një personi tjetër, është një mënyrë e jashtëzakonshme e shembjes së barrierave mendore.

Një studim më i hershëm tregon se njerëzit marrin vendime më të mira kur mendojnë se çështja i përket dikujt tjetër dhe ofrojnë këshillë për këtë.

Kështu që, herën tjetër kur ju duhet të luftoni për të bërë diçka që duhet të bëni (apo herën tjetër kur punonjësi juaj është po ashtu i pamotivuar), mos kërkoni këshilla. Në vend të kësaj, kërkojini vetes tuaj, (apo punonjësit tuaj) çfarë do të kishte bërë dikush tjetër në të njëjtën situatë. Në këndvështrimin psikologjik, besimi në trajtimin e problemit do të rritet, dhe me këtë edhe motivimi juaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0