Atëherë përfitoni nga oferta që Konferenca më e madhe e Marketingut Dixhital në Tiranë ka për të gjithë studentët. Ju e blini me çmimin 30€, nëse keni Kartën e Studentit (E domosdoshme). Për të blerë menjëherë biletën klikoni KËTU !
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët e Marketingut, Administrim Biznes-it apo edhe të tjerë të interesuar në botën e marketingut, PR, komunikimit, menaxhimit, teknologjisë, medias sociale, strategjisë etj.
Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni, pas disa vitesh organizim në Shkup, në 11 Tetor 2018 do të jetë e pranishme në edicionin e saj të tretë në Tiranë, tek Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse. Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.
Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.
AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut dixhital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri të vlefshme nga këndvështrime të ndryshme dhe shumë planshe.
Në faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat, folësit dhe të përfitoni ulje çmimi nëse jeni studentë dhe keni kartën e studentit. ( E domosdoshme). Ju lutemi paraqituni me kartën ditën e Konferencës !!!
# # # # #
Për më tepër informacione kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.