Ne ju inkurajojmë që të merrni pjesë dhe të sillni kolegët tuaj ditën e Shtunë dhe të Dielë. Vendi është brenda zonës së institutit Harry Fultz.
Coworking Week është një event ku ekspertët e startup-eve nga e gjithë e Europa mblidhen për të diskutuar mbi ekonominë dhe të ardhmen e punës.
Nga data 4-7 Tetor, betahaus prezanton Coworking Week në Tiranë me katër ditë të mbushura me workshop-e, leksione, seanca konsulence dhe mundësi networking. Kryeqyteti i Shqipërisë është zgjedhur për të zhvilluar eventin e këtij viti, hapjen zyrtare të Betahaus | Tirana në 2019.
Gjatë katër ditëve, coworking i hapur, do të ketë të ftuar të veçantë që ofrojnë seanca konsultimi një-me-një, rrjetëzim dhe shumë më tepër shanse për të rritur biznesin tuaj.
Gjatë Coworking Week, do të zhvillohet betabeer në Tiranë për herë të parë dhe do të prezantohen eventet e tjera startup për audiencën shqiptare. Këtu gjithashtu do të shpallen fituesit e BETAPITCH Tirana.
Për më shumë informacion në lidhje me organizimin dhe axhendën klikoni Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto