Rikthehet në datat 2-3 Nëntor, "Rruga drejt suksesit" nga Vasil Naçi - Business Magazine Albania

Rikthehet në datat 2-3 Nëntor, “Rruga drejt suksesit” nga Vasil Naçi


Vjen në datat 2 dhe 3 Nëntor event-trajnimi më mbresëlënës i vitit nga Vasil Naçi, “Rruga drejt suksesit”.

Vasili do të ndajë me pjesëmarrësit eksperiencën, përvojat dhe mësimet e 27 viteve biznes, si themelues dhe CEO i Agna Group. Gjithashtu ai do të sjellë edhe njohuritë më të përditësuara që ka marrë nga trajnerët me famë botërore si Tony Robbins, Les Brown, Brian Tracy, Jack Canfield, etj.

Lexoni: Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi 2000 njerëz me “Rruga drejt Suksesit”

Investo disa orë nga koha jote për të përfituar nga eventi më unik që zhvillohet në rajon në fushën e suksesit dhe zhvillimit personal.

Pasioni, energjia, vlera dhe frymëzimi që do të përjetosh gjatë atyre orëve, ka për të qenë mbreslënës dhe frymëzues për ditë të tëra në vijim.

Çfarë është “Rruga drejt suksesit”?

“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi edicioni i parë i të cilës u zhvillua në vitin 2016, si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin të Agna Group dhe institucionit të saj të brendshëm edukues Agna Leadership Academy.

I ideuar si event trajnimi përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Kjo e fundit, në bashkëpunim me agjensi të ndryshme të specializuara në zhvillim eventesh masive krijuan këtë traditë të përvitshme, në të cilën kanë marrë pjesë më shumë se 4500 pjesëmarrës.

Edhe pse ndjekin rrugë të ndryshme, të gjithë e duan suksesin. Sipërmarrësit kërkojnë mënyra të reja për të rritur biznesin. Punonjësit kërkojnë të rrisin të ardhurat ndërkohë që konkurrenca shtohet. Studentët kristalizojnë ëndrrat për jetën, ndërsa ndjekin mundësitë e punësimit që të paguajnë shkollimin. Prindërit e rinj kërkojnë balancën mes përkujdesjes për fëmijët dhe dëshirës për progres në karrierë.

Lexoni: Rikthehet “Rruga drejt Suksesit”

Në këtë kontekst, suksesi asnjëherë nuk është i rastësishëm apo i lehtë. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në arritje dhe të ardhura. E kështu, suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivon bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe siguron mjetet e sistemet e duhura për progres të vazhdueshëm.

Tashmë ju mund të blini biletën për të ndjekur “Rruga drejt suksesit” me 50% ulje. Klikoni këtu për të mësuar më shumë dhe për të zgjedhur llojin e biletës që dëshironi të blini.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0