Festivali i Inovacionit, përgatit kompanitë shqiptare si të tërheqin investitorë potencialë

Festivali i Inovacionit, përgatit kompanitë shqiptare si të tërheqin investitorë potencialë


Festivali i Inovacionit po afron, ndaj puna ka nisur më herët për trajnimin e kompanive dhe startup-eve pjesëmarrëse. Në ambientet e Dhomës së Tregtisë u zhvillua trajnimi “Pitching Made Easy”, drejtuar nga Erkens Gjini, themelues i InoSpace Tirana një platformë online për sipërmarrësit që duan të zhvillojnë idenë e tyre të biznesit.

Në trajnim u njohëm me disa nga kompanitë që i janë bashkuar festivalit dhe njihen si kompanitë më inovative të vendit tonë si Easy Pay, Pana – Storytelling Furniture, Gati.al, KreatX, etj,.

Pitching, të dish të flasësh e të prezantosh idenë tënde, me të gjitha parametrat e saj, brenda një minutazhi të caktuar. Një histori që përcillet me një grafikë të lartë, pa shumë fjalë dhe emocione për biznesin tënd, dhe pa harruar numrat financiarë që  ndikojnë në tërheqjen e investitorëve.

A janë të aftë kompanitë dhe startup-et shqiptare të zhvillojnë një pitching të pëlqyeshëm?! Sipas Z.Gjini, para tre viteve kjo ishte diçka e pa dëgjuar ndonjëherë, ndërsa sot është rritur mjaftueshëm niveli i prezantimeve. Sot kompanitë bëhen pjesë e trajnimeve duke përfaqësuar veten e tyre.

“Mjafton 1 orë punë për të arritur rafinimin e çdo detaji që nevojitet për një pitching të suksesshëm,” thotë ai. “Duhet praktikuar dhe i duhet dhënë rëndësia e nevojshme, që çdo kompani të sigurojë mundësi fantastike shitjeje.”

Prej gjashtë vitesh e pranishme në tregun shqiptar, së fundmi një nga bizneset fituese në konkursin Biznese të Gjelbërta, Pana – Storytelling është një nga kompanitë që ka zgjedhur t’i bashkohet Festivalit të Inovacionit.

“Evente të tilla i ndihmojnë kompanitë për vizibilitet dhe njohjen me investitorë të mundshëm, për të cilën dhe ne kemi interes,” shprehet Pezana Rexha, themeluese dhe CEO e Pana.

Çdo pjesëmarrje është një marketing i mirë për bizneset, por synimi i Panës është të mos mbetet me kaq. “Kohën dhe mundin e shpenzuar, kërkoj që ta kthej në një feedback më të madh sesa thjesht dukje”, vazhdon ajo.

Përsa i përket Festivalit të Inovacionit, Pana vlerëson mundësitë e bashkëpunimit B2B dhe mundësinë për të zhvilluar më tej gamën e produkteve me investitorë të interesuar.

Lexo: Shtator, Festivali i Inovacionit në Tiranë. I pari i këtij lloji në rajonin e Ballkanit

Platforma Gati.al edhe pse në hapat e saj të parë, guxon të provojë dhe të bëhet pjesë e një eventi të rëndësishëm si Festivali i Inovacionit. Mundësi promovimi dhe kontakte me investitorë të ndryshëm janë jo vetëm kryefjala, por magneti që ka tërhequr të gjitha bizneset inovatore në vendin tonë.

“Festivali i Inovacionit, besoj se do të na ndihmojë për një network dhe audiencë më të madhe për aplikacionin,” thotë Julian Demeti, themelues dhe CEO i Gati.al dhe njëkohësisht fitues i çmimit ICT Mobility of The Year 2018. “Gjithashtu jemi të hapur për investitorë apo dhe bashkëpunëtorë që mund të na bashkohen gjatë rrugës.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0