Pse duhet të ndryshojmë kursin e të bërit marketing?!

Pse duhet të ndryshojmë kursin e të bërit marketing?!


Shkruar nga Ornela Boçi (Lilaj), eksperte në fushën e marketingut

Në botën e sotme të rrjeteve sociale dhe mbingarkesës me mesazhe reklamash ku çdo ditë truri ynë vizualizon rreth 5000 të tilla, imagjinoni sa e vështirë është bërë puna e Marketerëve dhe Agjensive të Marketingut për të krijuar reklama me koncept dhe slogan goditës në sytë e konsumatorëve.

Një fenomen tjetër që po ndodh është ai i sloganeve të fushatave copy paste midis konkurrentëve të së njëjtës fushë, por edhe të fushave të ndryshme. Kjo lë për të dëshiruar në aspektin kreativ dhe tregon për kaosin që mbizotëron në një treg të vogël si Shqipëria.

Çdo ditë jemi të “sulmuar” nga reklamat “call to action” të cilat na nxisin për të kryer blerje që ndoshta nuk i kemi planifikuar, duke na u servirur me një ofertë tunduese “-50%,-70%,-80%”. Ata persona, të cilët kanë punuar apo punojnë në fushën e Marketingut, kur shikojnë një reklamë të tillë, fjalën e parë që kanë në mendje është: “nevoja emergjente për cash” që këto kompani kanë dhe për të cilën janë të detyruara të shpenzojnë në reklama qofte në TV, radio, outdoor, broshura për ato më të mëdhatë, apo  vetëm online për ato më të voglat.

Gjatë viteve të mia si Drejtuese Marketing në kompani të ndryshme, kjo nevojë për mbledhjen e cashit ka qënë primare dhe njësi matëse e suksesit të një fushate Marketingu. Fatkeqësisht konstatoj që vazhdon të jetë, duke u kthyer për kompanitë në një spirale të pafund, nga e cila nuk arrijnë të dalin dot më.

Por si mund të ndryshojë e gjitha kjo? Ka ardhur koha që drejtuesit e kompanive dhe drejtuesit e departamenteve Marketing të ndryshojnë mendësinë e tyre përsa i përket të bërit Marketing.

Duhet të hapin mendjen e tyre duke pranuar dhe duke qenë të gatshëm për vlerën e shtuar dhe benefitet që do të sillte bashkëpunimi me konsulentë Marketingu të fushës:

– për të krijuar së bashku strategji të reja Marketingu.

–  duke përdorur forma dhe kanale të reja komunikimi të cilat do ta bëjnë më të prekshme, më të freskët dhe me interesante kompaninë dhe produktet e saj në sytë e konsumatorit.

– për të optimizuar buxhetet e tyre të Marketingut duke marrë kthim më të mirë në terma jo vetëm afatshkurtër por edhe në ato afatmesme dhe afatgjata.

– për ta diferencuar kompaninë nga konkurrenca duke qëndruar gjithmonë disa hapa para

– për të qënë inovativ dhe krijues

– për të konsoliduar imazhin e kompanisë në treg

Ky bashkëpunim i ndërsjelltë do të krijonte një situatë win-win për të dyja palët dhe do të ishte fillimi i hedhjes së themeleve të Marketingut Profesional.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0