iPhone më të lirë? Ja çfarë do të zbulojë Apple në eventin e datës 12 Shtator

iPhone më të lirë? Ja çfarë do të zbulojë Apple në eventin e datës 12 Shtator


Për të gjithë entuziastët e Apple dhe produktet e saj, së shpejti do të keni mundësi të njiheni me modelet e reja të iPhone që kompania pritet të lançojë.

Më 12 shtator Apple do të mbajë një event ‘Gather Around’ në të cilin pritet të zbulojë një telefon të një niveli të ri dhe dy versione të përditësuara të iPhone X.

Modelet e reja që do të prezantohen do të quhen iPhone XS, iPhone XS Plus dhe iPhone XC. Në rrjet gjithashtu qarkullojnë pamje dhe çmime të telefonave të rinj. Flitet se iPhone XS do të kushtojë 1079 $ dhe iPhone XS Plus 1225 $.

iPhone XS pritet të jetë një përditësim i X me një ekran OLED 5.8-inch. XS Plus mendohet të quhet XS Max dhe do të ketë një ekran 6.5 inch OLED. Ndryshim në përmasa dhe në çmime, këto janë thashethemet që qarkullojnë për iPhone-ët e rinj.

Por, të vërtetën mund ta zbulojmë nesër në eventin live që do të mbajë Apple. Eventin mund ta ndiqni në faqen e web-it të Apple.

/Metro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0